Skafet, ndalohen edhe tre vjet
Fatjona Mejdini
Ndalimi i qarkullimit te mjeteve motorike ne detin shqiptare do te ndalohet edhe per tre vite te tjera. Ky ishte vendimi qe mori dje Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e radhes, duke e shtyre edhe me tej ne kohe moratoriumin e skafeve. Kryeministri Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e qeverise se ky vendim eshte marre per t'i dhene pergjigjen me te mire mafies dhe per te parandaluar krimin. "Keto mjete te vogla dhe te shpejta lundrimi nuk kane asgje te perbashket me turizmin, por jane teresisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si nje deshmi e vullnetit te hekurt te kesaj mazhorance, per t'i dhene pergjigjen me te mire, per te parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet te tjera dhe vazhdimisht deri sa te jemi ne pushtet kete moratorium", deklaroi Berisha ne mbledhjen e rradhes se qeverise. Sipas tij, marrja e nje vendimi te tille edhe 3 vite me pare ka patur efekte jashtezakonisht pozitive, nisur edhe nga fakti se pergjate ketyre viteve nuk ka pasur asnje viktime si pasoje e ikjes klandestine permes detit ne vendet fqinje. "Fatmiresisht nuk jane shenuar viktima ne Otranto dhe brigjet e tjera te vendit. Nderkohe qe para moratoriumit, vetem te regjistruar jane 420 burra, gra, femije, te cilet kane humbur jeten ne thellesite e ujerave te ftohta te Jonit apo te Adriatikut", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kryeministri e lidhi kete nisme, me faktin se Shqiperia pret te marre liberalizimin e vizave per qytetaret e saj me vendet e Bashkimit Evropian. "Heqja e vizave eshte pergjigja me e shkelqyer e deshirave, nevojave, problemeve te qytetareve shqiptare, per te levizur ne hapesirat e BE-se. Keshtu qe serish famezezat skafe mbeten vetem per trafiqe kriminale, ndaj dhe ujerat tona do te jene te pastra prej tyre", deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo eshte nje mase adekuate, shume e pershtatshme ne betejen e shpallur ne luften me zero tolerance ndaj mafies. Me ardhjen e saj ne pushtet ne vitin 2005 per here te pare, nje nga masat e menjehershme qe ndermori mazhoranca ishte edhe vendosja e nje moratoriumi per ndalimin e qarkullimit te mjeteve motorike ne det. Kjo mase e marre me shume se tre vite me pare, solli reagimin e ashper te opozites ne vend.