E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Topit: Pse s'njohim Parlamentin

Denis Dedej

Partia Socialiste i dergoi diten e djeshme per shqyrtim kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Bamir Topi, materialet e mbledhura per shkeljet te cilat pretendohen nga kjo parti, se jane bere ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, nepermjet nje letre derguar Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, ne cilesine e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, i kerkon shqyrtimin e dokumentacionit per problematikat e verejtura nga socialistet, gjate procesit zgjedhor. Kjo levizje e kreut ne detyre te selise roze eshte ne baze te vendosjes per zbardhjen e krimit elektoral, cilesuar prej tyre, duke perdorur te gjitha rruget ligjore te mundshme. Ne kete leter shkruhet se zgjedhjet nuk plotesuan standardet e kerkuara per t'i cilesuar ato si te lira dhe te ndershme. "Me lejoni te ndaj me Ju shqetesim serioz qe zgjedhjet e 28 qershorit, jo vetem qe nuk plotesuan aspiraten dhe nevojen e Shqiperise per permbushjen e standardeve evropiane te lirise e te ndershmerise se tyre, por nxoren nder te tjera ne pah edhe nje problem mprehtesish kercenues per demokracine dhe shtetin ligjor", shkruan lideri ne detyre i selise roze, Edi Rama. Duke vijuar me tej, ai sqaron se ky problem ka lindur prej shkeljes flagrante te ligjit, nga autoritete te larta shteterore, qe kane mundesuar ne periudhen e fushates elektorale, nxjerrjen prej burgjeve te personave shoqerisht te rrezikshem, jashte te gjitha kushteve te parashtruara me ligj per dhenien e "lejeve te perkohshme". Kryesocialisti ne detyre e cileson te papranueshme Parlamentin dhe Qeverine qe lindin nga shkelja e standardeve demokratike. "Ne nuk mund te pranojme qe Shqiperia te jete vendi ku Parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri ne bashkepunim mes autoriteteve te shtetit dhe "autoriteteve" te krimit. Ashtu sikunder nuk mund te lejojme qe ky problem kaq i rende jo thjesht per zgjedhjet, po per sigurine e shtetit te se drejtes ne Shqiperi, te mbetet pa u trajtuar deri ne fund te gjitha rruget e mundshme ligjore e institucionale", vijon letra e Edi Rames, drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi. Qellimi i kesaj letre eshte marrja ne autoritetin e Keshillit te Larte te Drejtesise te dokumentacionit se mbledhur ne rruge konfidenciale nga partia me e madhe ne opozite. "Duke kerkuar prej jush ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise qe te konsideroni me autoritetin e instances suaj materialin bashkengjitur, te siguruar prej nesh ne rruge konfidenciale lidhur me sa parashtrova, ju uroj pune te mbare", perfundon letra e kryetarit ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama. Materiali i cili eshte prezantuar edhe ne hapjen e Kongresit te jashtezakonshem te selise roze, me 29 gusht. Ky dokumentacion tashme do t'u paraqitet autoriteteve nderkombetare, misioneve vezhguese nderkombetare ne Shqiperi si dhe perfaqesuesve diplomatik te shteteve me te rendesishem ne vendin tone. Ky fakt, ka hapur nje debat ne Partine Socialiste, pasi bazuar ne keto materiale, lideri ne detyre Edi Rama do te kerkoje kushtezimin e raporteve me parlamentin dhe eshte duke diskutuar mundesine e bojkotit te parlamentit. Teksa shprehet dhe per Topin se nuk do ta njohe Kuvendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›