E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Transparenca e kutive është domosdoshmëri


Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar para grupit socialist në Parlamentin Europian në Strasburg se Europa duhet të mbështesë transparencën . "Transparenca e kutive është domosdoshmëri. Europa duhet të mbështesë transparencën", është shprehur Rama.
Sipas tij, rasti "Ruzhdie" është provë e krimit elektoral. Më tej ai ka theksuar se liberalizimi i vizave për shqiptarët duhet të ndodhë sa më shpejt.

Nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Svoboda theksoi se
rasti "Ruzhdie" është shumë shqetësues dhe qeveria duhet të pranojë hetimin e kutive

Kreu i selizë rozë po zhvillon takime me e personalitete të larta europiane në Strasburg. Në këto takime , Rama është i shoqëruar nga deputetët Taulant Balla e Arben Ahmetaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›