Grupi i PS, vendos të hyjë nesër në Kuvend

Deputetët e PS-së do të marrin pjesë në seancën e nesërme kuvendore, ku do të miratohet rezoluta për procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Mbledhja drejtua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, për shkak se kryesocialisti Rama ndodhet në takime me personalitete të larta europiane në Strasburg.