Policia Demtime e plage jo serioze

Policia konfirmon se ekspertimi mjeko- ligjor ka konfirmuar demtime te lehta te tyre
TIRANE- Nje dite pas konfliktit mes dy kengetareve te njohura te muzikes shqiptare Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta policia konfirmon se nuk ka gje serioze per shendetin e dy kengetareve te njohura. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga policia pas marrjes ne dore prej saj te dy vendimeve te ekspertimeve mjeko- ligjore te kryera nga ekspertet perkates.
Burime te gazetes Shekulli pohuan dje se vendimet e akteve te ekspertimit mjeko- ligjor pershkruanin demtimet e seciles prej dy vajzave te bukura te skenes. Burimet e policise pohuan se pas konstatimeve te akteve te ekspertimeve mjeko- ligjore vereheshin demtime te lehta por ato nuk mund te perbenin demtime serioze qe te mund te klasifikoheshin ne kategorine e plagosjes se lehte.
Dy femrat kane pasur demtime te ndryshme te lehta ne trup dhe se asnjera prej tyre nuk kishte demtime serioze pohuan burimet e policise. Keto dy akte te firmosura nga specialistet e Institutit te Mjekesise Ligjore i jane bashkangjitur dosjes hetimore te pergatitur nga Policia dhe tashme ajo eshte depozituar prane Regjistrit Penal te Prokurorise se Tiranes.
Te dyja kengetaret e njohura te muzikes shqiptare kane akuzuar njera- tjetren per ushtrim dhune dhe goditje duke denoncuar njera- tjetren ne Polici. Per kete shkak blute kane referuar dosjen perkatese per akuzen e demtimeve te tjera me dashje ne ngarkim te dy vajzave te njohura te skenes.
Ne baze te veprimeve te kryera nga policia ndaj tyre eshte ngritur akuza e demtimeve te tjera me dashje. Prokuroria pritet qe ne ditet ne vazhdim te kryeje veprimet e saj hetimore ne lidhje me ngjarjen nese do te vendoset ndjekja penale per rastin ne fjale.
Nese prokuroria nuk nis hetimin atehere dy protagonistet e sherrit mund bejne padi penale ne gjykate. Shkak per konfliktin mes Radit dhe Shkurtes ka qene nje konflikt i nisur disa muaj me pare mes tyre gjate nje spektakli televiziv te organizuar ne Kosove.