E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Farat autoktone, identitet për zhvillimin e bujqësisë shqiptare

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerësoj rëndësinë e përdorimit të farave autoktone në bujqësi, si mënyrën e duhur për ndërtimin e  një sistemi ushqimor të qëndrueshëm në Shqipëri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Farave Autoktone, ajo i cilësoi ato “thesaret e gjalla të tokës sonë: varietete të trashëguara brez pas brezi, që ruajnë shijen, vlerat ushqyese dhe identitetin e bujqësisë shqiptare”.

“Farat autoktone nuk janë vetëm element tradite, ato janë një mundësi zhvillimi ekonomik përmes agroturizmit, duke sjellë në tryezat shqiptare dhe të huaja produkte autentike, me origjinë të kontrolluar dhe histori për t’u treguar. Janë pikërisht këto produkte që tërheqin vizitorët në fermat tona, ku natyra, ushqimi dhe kultura bëhen një”, u shpreh Denaj.

Ministrja vuri në dukje se, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) po luajnë një rol kyç në këtë drejtim duke identifikuar, ruajtur dhe përhapur farat autoktone, si dhe duke ndihmuar fermerët me njohuri, teknologji dhe mbështetje për t’i kthyer këto varietete në histori suksesi.

“Me farën autoktone, kultivojmë prodhim autokton “MadeinAlbania”, ekonominë dhe turizmin rural shqiptar”, tha Denaj.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›