Rama: Vendimi i Kolegjit këmbanë alarmi, kriza u thellua
TIRANË- Një ditë pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste duke lënë në fuqi atë të KQZ-së, vjen edhe reagimi i kryesocialistit Rama. Duke e quajtur një vendim të papranueshëm dhe thellim të krizës në Shqipëri, ndërsa shtoi se fjala e fundit për zgjedhjet nuk është thënë.
“Kolegji Zgjedhor bëri dje të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë duke sfiduar në kor me Ristanin e Saliun Kushtetutën dhe rekomandimet e miqëve ndërkombëtarë. Fjala drejtësi është zbrazur, presionet e pushtetit e ndryshojnë drejtësisë. Mbrënë u thellua kriza në Shqipëri. Gjykatësit zgjodhën dje të bëjnë padrejtësinë e radhës në dëm të popullit. Ata 5 gjyqtare mbrëmë u rreshtuan në krah të vjedhjes së votave.Sot më vjen të them: Fali zot se s’dinë cfarë bëjnë”, tha Rama.
Sipas Ramës trupi gjykues që rrëzoi dje kërkesën e PS nuk dha arsyet e nevojshme, prandaj sipas liderit të opozitës ai vendim është këmbana më e fortë e alarmit në dëm të demokracisë. Rama kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për procesin zgjedhor.
“Trupi gjykues nuk dha arsyet. Fjala e fundit në këtë betejë për drejtësinë nuk është thënë ende. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën tonë. Ne do ti drejtohemi Kolegjit Zgjedhor në bazë të ligjit dhe demokracisë. Sot dua t’ju drejtohem miqëve e partnerëve pasi vendimi i djeshëm është këmbana më e fortë e humnerës ku mund të shkojë vendi, prandaj iu bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të ndërmarrin një ekspertizë ndërkombëtare për procesin”, shtoi Rama në fjalën e tij.
Sipas Ramës kriza politike thellohet më tej nga ky vendim, pasi sic nënvizoi kryesocialisti cdo shqiptar e pa fitoren e tij në Tiranë.
“Kjo rrugë thellon më tej krizën politike. Fitorja jonë në Tiranë u pa nga Shqiqëria mbarë, ajo fitore shkëlqen cdo ditë e më shumë, sa më shumë ata që duan ta grabisin nxjerrin në pah padrejtësinë”, theksoi kreu i PS.
(m.arapi/BalkanWeb)