E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shkarkon rrufeja, zjarr në konvikt

SHKODËR- Ndërtesa dykatëshe e konviktit të Medresesë në Shkodër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Bëhet fjalë për konviktin e vajzave, ndërsa shkon për zjarrin është bërë moti i keq dhe shkarkimi i rrufesë.

Konvikti ndodhej në lagjen ‘28 nëntori’, Perash dhe brenda tij në momentin që ra zjarri ndodheshin 3 vajza. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëse ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre dhe fillimin e punës për shuarjen e flakëve.

Mësohet se dëmet materiale kanë qënë të konsiderueshme duke e shkatërruar konviktin, ndërsa paniku i përhapjes së flakëve është ndjerë edhe tek banorët aty pranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›