“Marti”, Harxhi: Të mos kthehet retorika agresive në rajon

Në një intervistë të dhënë për BBC-në, Harxhi deklaroi se "Shqipëria është absolutisht shumë e hapur për çdo lloj hetimi dhe ne do të dëshironim shumë që ky hetim të nxirrte pikërisht atë të vërtetë që ne kemi kaq vite që e pohojmë, sepse në fund të fundit edhe ato të dhëna që janë paraqitur në raportin e z. Martit, për ne mbeten abuzime se janë pa fakte".
"Shpresoj shumë që dhe retorika në Serbi për sa i përket këtij raporti të ulet sepse askush nuk do e dëshironte në këto momente në rajon që të shihte një kthim të asaj retorike agresive ku gjithkush fajëson tjetrin", theksoi ajo. Duke vënë në dukje se, "ndonëse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë të mira dhe në rrugën e përmirësimit, Harxhi nënvizoi se "nuk mund të them se këto marrëdhënie nuk janë prekur apo nuk janë cenuar me daljen e raportit apo me retorikën që është përdorur nga politikanë të ndryshëm të skenës politike në Serbi".
"Ne jemi munduar të krijojmë një urë të re bashkëpunimi duke vënë gjithmonë pikën në ato parametra të politikës së jashtme moderne, sot ku flitet për fqinjësi të mirë dhe pikërisht ne këtë jemi duke bërë në këtë bashkëpunim dypalëshe dhe mundohemi të intensifikojmë marrëdhëniet, pavarësisht se ka paragjykime të llojeve të ndryshme", vuri në dukje Harxhi.
Gjatë intervistës, zv/ministrja Edith Harxhi deklaroi se "Serbia ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë se pasaportat jugosllave do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2011, vendim i cili ka hyrë në zbatim që nga dita e martë, duke hequr pengesën për qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia, mbajtës te pasaportave jugosllave"./Start/
2011-01-13 09:21
[