18 profesione hynë në skemën e TVSH-së

Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, përkatësisht pika 5 të Nenit 3, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Në bazë të këtij vendimi të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria parasheh se tatimpagues që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, në disa profesione, përfshihen të gjithë skemën e TVSH-së.
Kështu, në këtë skemë përfshihen profesionet si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, mami, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël, i regjistruar, dhe kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, si dhe në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në hiqet dhe të gjithë janë subjekte të TVSH-së.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 shkurt 2011./S.Ll/Start/
2011-01-13 09:14
[