Rama: Vlora do jete porta e Shqiperise ndaj Mesdheut
Partia Socialiste ka nisur dje fushaten ne Qarkun e Vlores. Kryetari i PS-se, Edi Rama ka shfrytezuar ceremonine e Bashkise se Vlores per hapjen e sezonit turistik, per tu prezantuar si kandidati kryesor i opozites ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ne fjalen e tij, Rama u shpreh se Vlora do te kete vemendjen e duhur nga qeveria dhe se do te behet porta Mesdheut. “Vlora do te behet porta e Shqiperise ndaj Mesdheut. Vlora do te behet porta e Shqiperise ndaj Europes. Vlora do te behet bashke me Durresin, dhe bashke me pika te tjera ne bregdet, shembulli i nje zhvillimi ashtu sic e meriton Shqiperia, ashtu sic e meritojne shqiptaret”, tha Rama. Kreu i PS-se ka folur ne takim per krijimin e aktiviteteve nderkombetare, duke i dhene Vlores nje tjeter status ne rajon. “Ne do ta bejme Vloren hapesiren e aktiviteteve kulturore jo thjesht shqiptare, por aktiviteteve kulturore nderkombetare. Do te kemi dite te posacme kulture ne Vlore; kulture ballkanike, kulture mesdhetare, kulture evropiane”, tha Rama. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se ka akuzuar mazhoracen dhe qeverine aktuale per izolim te Vlores dhe frenim te investimeve. “Fatkeqesisht, ne Tirane, Vlora nuk e ka pasur nje qeveri te tille. Perkundrazi, ka pasur nje qeveri qe per vite me radhe e ka lene Vloren te izoluar nga pjesa tjeter e Shqiperise”, tha Rama. Ai u shpreh se Qeveria e ka lene Vloren pa rruge lidhese me Kosoven. “E ka lene Vloren ende pa rruge qe ta lidhe ate me Tiranen, me pjesen tjeter te Shqiperise dhe me Kosoven. Sepse edhe Kosova e sheh Vloren, ashtu sic e shikon gjithe Shqiperia, si kryeqytetin e shtetit shqiptar, si Kryeqytetin e Pavaresise, si kryeqytetin e historise, si kryeqytetin e atyre vlerave dhe atyre parimeve, e atyre idealeve dhe ideve qe ben te nise rrugetimi i Shqiperise se pavarur, i Shqiperise se lire, i Shqiperise Europiane”, u shpreh Rama. Ne fjalen e mbajtur ne ceremonine e hapjes se sezonit turistik, Rama ka premtuar dhe ndryshimin e infrastruktures se qytetit te Vlores, duke nisur nga frenimi i dertimeve pa leje dhe shmangies se abuzimeve me pronat. “Ne do t’i japim fund njehere e pergjithmone ndertimeve pa leje ne Vlore dhe ne te gjithe bregdetin. Ne do t’i japim fund njehere e pergjithmone fenomenit te bathorizimit te Adriatikut dhe te Jonit”, u shpreh Rama. Ai shtoi se PS ne pushtet do t’i jape “abuzimeve skandaloze me pronen publike dhe me pronen private ne gjithe kete pjese te Shqiperise”. Lidhur e infrastrukture, Rama u shpreh se pergjate bregdetit te Vlores do te hiqen makina. Gjithashtu ai premtoi dhe mbjelljen e pemeve dhe krijimin e hapesirave te gjelbra. “Ne do te hyjme ne cdo lagje te Vlores. Do te mbjellim ne 4 vitet e ardhshme 10 mije peme te reja ne Vlore. Do te ndertojme per cdo lagje dhe cdo komunitet ato hapesira publike qe sot Vlores i jane me te domosdoshme se asnjehere dhe qe sot Vlores i mungojne”, tha kreu i PS-se.
PS: Qeveria deshtoi me politikat sociale
Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancen se ka deshtuar me politikat sociale. Deputetja Eglantina Gjermeni, tha ne nje deklarate per mediat se te dhenat Institutit te Statistikave tregojne se gjendja ne arsim, shendetesi dhe punesim eshte me keq se me pare. Ajo ju referua te dhenave per femijet, duke u shprehur se 54 mije minorene punojne. “INSTAT, raporton se ne Shqiperine e sotme 54 mije femije te moshes 5-17 vjec, pra 7.7 per qind e femijeve shqiptare, jane femije punetore’, u shpreh Gjermeni. Deputetja e PS-se shtoi se shumica e femijeve punojne “ne kushte cnjerezore dhe per pak qindarka”. Gjermeni shtoi se me ardhjen e PS-se ne pushtet do te behet e mundur rregullimi i pabarazise sociale. “Brenda mandatit te pare qeverises, me fondet e buxhetit te shtetit dhe ne bashkepunim me shoqerine civile dhe sektorin privat, ne do te organizojme sherbimet e parandalimit, nderhyrjes dhe riintegrimit te femijeve ne familjet e komunitet”, u shpreh Eglantina Gjermeni.