Topi: Zgjedhjet, nje hap i rendesishem per ne BE
Presidenti Topi, votoi mesditen e djeshme ne qendren e votimit ne shkollen "Servete Maci" ne kryeqytet. Me kete rast kreu i shtetit i beri thirrje qytetareve ta vleresojne kete dite si shume te rendesishme, duke qene se standardet e ketyre zgjedhjeve jane nje test i rendesishem per te ardhmen e vendit ne BE. "U bej thirrje qytetareve ta vleresojne kete dite si te rendesishme, si nje stad te ri te rendesishem. Eshte momenti me domethenes dhe duhet thene se jane zgjedhje shume te rendesishme per Shqiperine, qe do t'i hapin vendit rrugen per ne BE", deklaroi kreu i shtetit pasi hodhi voten. Gje te cilen ai e ka theksuar, teksa ka evidentuar dhe faktin e perfshirjes se nje numri shume te madh vezhguesish nderkombetare. Por kreu i shtetit u tregua optimist per te per realizimin e standardeve te ketyre zgjedhjeve. Ai theksoi se njerezit duhet te jene te lire dhe shume shpejt duhet te jemi pjese e familjes se madhe evropiane. Gjate procesit te votimit Presidenti Bamir Topi, u shoqerua nga familja e tij.