E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Voto 5, bashkoju rrugës europiane të shqiptarisë

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një thirrje publike për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rrugën europiane të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Voto 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për vete dhe për kë të do zemra”.

Mesazhi shoqërohet me simbolin e zemrës, flamurin e Bashkimit Europian dhe atë shqiptar, si dhe shenjën e dorës së hapur, që është edhe simbol i Partisë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare, që do të mbahen më 11 maji 2025. Shenja e dorës prezanton numrin 5 që Partia Socialiste ka në fletën e votimit.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›