Arvizu: Zgjdhjet, test për demokracinë shqiptare, që shpresojmë ta kalojë
Tiranë- Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit janë një test për demokracinë shqiptare.
Në postimin e tij, Arvizu shpresin që Shqipëria ta kalojë këtë test, siç shprehet vetë ambasadori amerikan.
“These #elections will be a test of Albanias #democracy, and it is a test ëe hope that #Albania will pass. AAA pic.twitter.com/X7KuJQuOzH”,- është ky mesazhi i zotit Arvizu në rrjetin social Twitter.
Më herët zoti Arvizu është shprehur në media për një votim masiv të qytetarëve në zgjedhjet e 23 qershorit, duke theksuar se vetëm kështu mund të ngremë zërin dhe të flasim.
Kështu, një ditë më parë, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook i bën apel qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në votime.
If we do not vote, we do not speak (Nëse ne nuk votojmë, nuk flasim është foto-apeli i ambasadës i postuar mëngjesin e kësaj të mërkure online.
Komentet janë të shumta, mes tyre edhe njerëz që tregojnë mosbesimin tek klasa politike shqiptare. Por ka edhe të tjerë që inkurajojnë njerëzit ti bashkohen thirrjes së ambasadës për të shprehur vullnetin e tyre se kush duan të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend më 23 qershor.
Fotoja ka marrë menjëherë dhjetra ‘share’ e ‘komente’ dhe qindra ‘like’.
Ambasadori Aleksandër Arvizu ka bërë disa apele për të votuar në zgjedhje si një shprehje demokracie dhe vullneti të sovranit, popullit: Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë.