E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, gjendet me prerje në fyt dhei djegur, dyshohet se është shqiptar

Të tjera rreth shkrimit Foto nga vendi i ngjarjes në Firence FIRENCE - Kufoma e një të riu me prerje në fyt dhe i karbonizuar është gjetur në Firence të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime se kufoma mund të jetë e një shqiptari, të zhdukur pak ditë më parë.
 
Kufoma e karbonizuar është gjetur në ish-kazermën “Ujqërit e Toskanës” në Firence, e cila ishte braktisur prej vitesh.  Mbi kufomën, në gjendje të dekompozuar, gjenden shenjat e disa plagëve me mjete prerëse dhe nuk përjashtohet që viktima, i seksit mashkull, të jetë vrarë dhe më pas t’i jetë vënë flaka.
 
Kazerma frekuentohet shpesh nga të pastrehët. Është e braktisur prej disa vitesh. Ai që e zbuloi trupin ishte një roje i ndërtesës, që periodikisht patrullon zonën. Dyshohet se është një shqiptar për të cilin ditët e kaluara u denoncua zhdukja e tij, ngrënë hipotezë hetuesit e policisë.
 
Nuk ka dyshime që bëhet fjalë për një vrasje, edhe pse gjendja e kufomës e bën të vështirë enspektimin e brendshëm të trupit, Viktima është vrarë me prerje në fyt. krimi ka të ngjarë të jetë një ekzekutim i vërtetë në makinë. Një makinë e vogël e gjetur përpara ish-kazermës është sekuestruar dhe në të janë gjetur gjurmë evidente gjaku.  
 
Më pas, kufoma është transportuar në ish-strukturën ushtarake dhe është lagur me lëndë djegëse, për ta bërë të vështirë identifikimin. Makina i përket një burri rezident në Milano ne emrin e të cilit figurojnë shumë makina dhe ka të ngjarë të jetë një qiradhënës makinash. Vijojnë hetimet e koordinuara me prokurorin e Firences, Sandro Cutrignelli.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›