E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Votoni per PS dhe do te keni ketu qeverine tuaj

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij paraelektoral eshte ndaluar ne Sheqeras te Qarkut te Korces, ku duke iu drejtuar qytetareve shpjegoi pse duhet te votonin Partine Socialiste me 28 qershor. Gjate takimeve te zhvilluara, sebashku me kandidatet per deputete te ketij qarku; Blushi, Dalipi, Majko, Kodheli e Ahmetaj kane preferuar te zhvillojne takime ne cdo rrugice te kesaj komune, duke folur koke me koke me banoret e saj per problemet e tyre, por edhe per rrugezgjidhjet qe ofron PS me programin e saj qeverises. "Votojeni Partine Socialiste, qe neser te keni nje qeveri e cila do te jete e juaja", drejtoi thirrjen, lideri i PS. Kryesocialisti theksoi se asgje nuk eshte e pamundur, nese ne jemi te gjithe bashke. "Ne besojme se nuk eshte e pamundur qe ne te ulim koston e prodhimit, qe ne t'ua japim naften pa akcize, qe ne t'ju mbeshtetim per farerat, per plehrat, per pesticidet, qe ne t'ju qendrojme prane dhe t'ju garantojme rruget e nxjerrjes se prodhimit ne treg", u shpreh Edi Rama. Duke vijuar me tej, ai tha, se besojne qe nuk eshte e pamundur qe te mbrojne njerezit nga konkurrenca e pandershme dhe e padrejte, dhe qe t'i japin krahet qe i kane munguar deri sot, per te vrapuar drejt nje te ardhmeje, qe me patjeter do te jete e ndryshme nga e sotmja. Lideri i selise roze, deklaroi se ndodhej aty pasi besonte tek Shqiperia, pasi beson tek forca dhe talenti i njerezve te zakonshem te ketij vendi. "Ne besojme tek ju, tek vullneti juaj per te jetuar me pune te ndershme, tek ambicia juaj per t'ju dhene femijeve nje shkolle, qe neser te jene te afte per ta perballuar jeten, per dinjitetin tuaj, per te mos i lene me te moshuarit te braktisur ne vetmine e tyre", iu tha te pranishmeve kryesocialisti Rames. Si rrjedhoje e kesaj, ai ftoi te gjithe shqiptaret qe te votojne per partine e tij. Sipas tij, duhet te votojne Partine Socialiste, qe neser te mos e kene qeverine ne kutine e televizorit, por prane tyre. "Ta keni qeverine aty ne fushe, ku hidhet fara e prodhimit tuaj, aty ne rruge ku duhet te vije per te gjithe uji i pijshem, ne shtepite tuaja, aty prane tek shkolla ku duhet te mesojne femijet tuaj", perfundoi fjalen gjate takimit ne Qarkun e Korces, kandidati per kryeminister i koalicionit "Bashkimi per ndryshim", Edi Rama.

Rama ne Bulqize, per spotin elektoral

Kreu i Partise Socialiste, ka kryer nje vizite te shkurter ne minieren e Bulqizes, ku kete radhe, ndryshe nga rastet e tjera, nuk ndodhej per te folur mbi programin e tij qeverises, por per te zhvilluar spotin elektoral te partise se tij. Ai nuk ka takuar njeri, por ka mberritur ne minieren e Bulqizes, ne oret e vona te mbremjes se dy diteve me pare, pa shoqerine e krereve lokal, ndersa eshte shoqeruar vetem nga reporteret e partise se tij, ku qellimi i vetem i kesaj vizite, ka qene spoti elektoral. Ardhja e kryesocialistit ka qene enigmatike edhe per drejtuesit e deges se PS-se ne rreth, qe nuk jane pare ne shoqerim te tij. Sipas burimeve te sigurta brenda minieres, bejne me dije se ardhja e Rames, ka pasur lidhje me realizimin e spotit elektoral te PS-se dhe koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim". "Per te realizuar kete spot, ai ka hyre ne nivelin e peste te pusit nr.2, nen shoqerine e kamerave televizive dhe shoferit te tij", thone burime nga miniera. Nderkohe merret vesh gjithashtu, se Rama gjate realizimit te spotit te tij televiziv ne brendesi te galerive te minieres, ka premtuar edhe nje here dhenien e statusit per minatoret, pas fitores se te majtes ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›