Rama Vrasja ne prag te fushates elektorale
27/10/2010Lidershipi i PS-se ngushellime ne familjen Veseli
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ngushelloi dje familjaret e kryetarit te komunes Terhore ne Kukes Remzi Veseli i vrare dy dite me pare. Ne kete vizite ngushelluese Rama shoqerohej dhe nga eksponente te larte te kesaj partie. Nderkohe gjate nje prononcimi per shtyp kreu socialist e cilesoi tronditese kete ngjarje. Sipas tij ky ishte rasti i dyte qe nje opozitar vritet para baneses se tij ne prag te nje fushate elektorale. Vrasja e kreut te komunes Terthore eshte tronditese. Ne Shqiperi krimi eshte ngjitur ne maje eshte vrare nje perfaqesues i popullit dhe kjo vrasje tregon gjendjen e rende ne te cilen ndodhet vendi - vuri ne dukje Rama gjate fjales se tij. Njekohesisht ne gjykimin e Rames vrasja e Veselit ashtu si ajo e deputetit Fatmir Xhindi ndodh perpara nje fushate zgjedhore dhe shteti eshte perseri memec sepse nuk ka asnje piste hetimi. Remzi Veseli eshte opozitari i dyte qe vritet para deres se shtepise ne prag te nje tjeter fushate ashtu si Fatmir Xhindi 18 muaj me pare. Por shteti vazhdon te jete memec nuk ka asnje piste hetimi per te dyja rastet - u shpreh Rama. Po ne kete linje Rama shtoi se vrasja e deputetit Xhindi eshte tashme nje enigme per shtetin. Policia shperdorohet per hir te pushtetit. Per kete arsye kryetari i PS-se kerkoi zbardhjen e kesaj vrasjeje makaber. Sipas tij ministri i Brendshem eshte nje drejtues i padenje per postin qe mban. Po ne te njejten linje u shpreh edhe deputeti Namik Dokle. Jepini fund territ zoterinj pushtetare kryeminister minister prokurore apo police qofshi. Kerkojme urgjentisht zbardhjen e vrasjes se dy perfaqesuesve te PS-se Fatmir Xhindi e Remzi Veseli. E kerkojme ne emer te PS-se ne emer te atyre qe i kane zgjedhur e mbi te gjitha ne emer te shqiptareve qe mbi cdo gje kerkojne nje model te ri qeverisjeje qe tu siguroje e garantoje jeten - vuri ne dukje Dokle gjate deklarates se tij per shtyp.