E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhja e presidentit të ri e largoi vendin nga Evropa

Kreu i PS-së, Edi Rama

Kreu i socialistëve, Edi Rama, ka thënë se, zgjedhja e presidentit e bërë ditën e djeshme është një dështim i vendit për marrjen e statusit kandidat në BE. Rama ka folura në konventën zgjedhore të FRESSH-it, tha se Shqipëria sot u zgjua me një noter partiak dhe jo me një president të ri.

Presidenti i vendit është një noter partiak, dhe kjo humbi një mundësi të madhe për integrimin e vendit në BE. Çështja e bashkimit me Europën morri një goditje të rëndë, Shqipëria sot është më larg  se dje integrimit, tha Rama.

Kreu i socialistëve gjatë fjalës së tij ka prezantuar edhe programin e Partisë Socialiste, duke thënë se, ne duhet të sjellim ndryshimin me një politikë të re, ku zëri i kthjellët i së ardhmes të triumfojë mbi zhurmën e së shkuarës. Një fryme e re politike të triumfoje mbi luftën e karrigeve, që ndrydhin talentet e raja.

Rama ka akuzuar qeverinë për rrënimin e ekonomisë, për rritjen  e varfërisë dhe të papunësisë, por gjithashtu ai përmendi edhe mungesën e shërbimit shëndetësor nëpër spitale dhe arsim, të cilat funksionojnë vetëm me ryshfet.

Gafat e qeverisë dhe plotikës janë të shumta, varfëria është në çdo familje, ekonomia është rrënuar. Gjithashtu, shërbimet në shëndetësi dhe arsim funksionojnë me lek nënë dorë. Qeveria është barë gazi botës, se punët i bën keq e më keq. Detyra janë është tua tregojmë njerëzve rrugën e gjërave që shkojnë keq, dhe ne do ta ripërtërijmë ekonominë dhe  do ta bashkojmë Shqipërinë me Europën me një alternativë të re e të qartë, theksoi Rama.

Kreu i opozitës prezantoi edhe programin e PS-së, duke thënë se, zgjedhjet po afrojnë dhe programi ynë duhet të jetë në interes të kombit shqiptar dhe jo politikës.

Rama u shpreh i bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e vitit 2013.

Zgjedhjet po afrojnë dhe ne do zhvillojmë programin tonë qeverisëse, dhe ne do të shpalosim planin qeverisës, bazuar tek eksperienca jonë dhe e botës përreth. Programi ynë për Rilindje Shqiptare, do mbështetet mbi vlerat tona, por jo të mbyllim sytë para eksperiencave. Duke punuar fort dhe duke komunikuar me këdo do të nxjerrim ekonominë e mbytur nga borxhet e shtetit. Çmimet rriten përditë dhe bie blerja, qeveria e drejtuar nga një grup njerëzish po varfërojnë shtetin, u shpreh kreu i PS-së.

Rama foli dhe për mënyrën e taksimit në bazë të së ardhurave, duke thënë se, ai që merr më pak paguan më shumë taksa, dhe ai që merr më shumë paguan më pak taksa dhe kjo mënyrë po varfëron popullin.

Rama ka theksuar se Partia Socialiste do të ecë me plane të qarta për t`i fituar ato ndërsa shtoi se ndihma e FRESSH-it do të jetë vendimtare.  /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›