E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri

Vetëm një ditë pas Kongresit të jashtëzakonshëm, Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se do të diskutohet më vonë se kur do të kthehet apo nëse do të kthehet PS-ja në parlament.

“Qëndrimi i kongresit ndaj zgjedhjeve ishte i qartë dhe i prerë, i tillë është edhe ndaj parlamentit dhe ndaj qeverisë, që do të thotë se PS nuk mund të ketë një marrëdhënie normaliteti me parlamentin. Duke mos i njohur këto zgjedhje në kuptimin politik, ne e konsiderojmë të domosdoshme që sovraniteti i popullit duhet të rivendoset me zgjedhje të reja dhe të parakohshme”, është shprehur Rama.

Lidhur me tërheqjen e Arben Malajt nga kandidimi për kreun e PS-së, Rama deklaroi se nuk kishte dijeni për këtë fakt. “Nuk kam dijeni për tërheqjen e Malajt, por do të më vinte shumë keq nëse kjo do të ishte e vërtetë. Për momentin nuk bëj komente se nuk jam në dijeni të kësaj çështjeje”, tha Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›