E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Zgjedhjet i humbem po votat te mos digjen

Kryesocialisti mbledh bazen ne rrugen ku investon Berisha

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pranon humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009. Gjate turit te takimeve me bazen kryesocialisti eshte ndalur ne Sarande ku ka deklaruar hapur se njeh rezultatin e zgjedhjeve i cili e ka nxjerre ate humbes por perseri ka kerkuar qe fletet e votimit te mos digjen. Kreu i selise roze konfirmon ne kete menyre se kerkesa e tij per transparence eshte vetem nje kauze politike per te synuar pushtetin dhe jo transparencen e procesit zgjedhor. Deklarimet e tij u bene nga Kalaja e Lekuresit ku kreu i qeverise Sali Berisha ishte pak kohe me pare ne kuader te turit te perurimeve. Kryesocialisti ka shprehur edhe friken e zgjedhjeve te ardhshme ndersa ka kerkuar edhe mbeshtetjen e zerave kunder.

Deklarata

Kryesocialisti pas mbi nje viti beteje per transparencen e zgjedhjeve qe sipas tij ishin te manipuluara tashme deklaron se pranon rezultatin e tyre pra humbjen por pavaresisht kesaj ai kerkon qe te mos digjen fletet e votimit. Madje kreu i selise roze eshte shprehur i bindur se kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk do te djege fletet e votimit. Dy dite me pare kreu i KQZ-se Arben Ristani pohoi per standard se fletet e votimit do te digjen ne zbatim te ligjit duke dale keshtu ne nje qendrim te ndryshem edhe nga ai i kreut te qeverise Sali Berisha i cili ka deklaruar se fundi se fletet e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit nuk do te digjen. Gjate turit te tij ne Sarande Rama ka bere thirrje edhe per bashkim te se majtes duke iu trembur nje tjeter humbjeje ne zgjedhje per shkak te politikave te tij percarese. Sipas tij eshte e pakuptueshme se perse disa njerez qe kane kontribute ne PS bejne deklarime percarese. Nuk e kuptoj perse njerez me kontribute dhe me vlera ne PS i kane hyre diskutimit percares lsquokush je ti e kush jam une per zgjedhjet vendore qe po afrojne duke bere te qarte edhe kostot qe ka treguar edhe e kaluara ne Sarande kur shfaqen ndasite se kush do te jete i pari i fshatit. Nga historira te tilla humbasin te gjithe - eshte shprehur kreu i PS-se gjate takimit te zhvilluar ne Sarande me strukturat e PS-se. Kreu i PS-se ka kerkuar nga socialistet e qytetit bregdetar se eshte e nevojshme qe te menjanohen diskutimin mes njeri-tjetrit nese duam te fitojme Saranden ne zgjedhjet lokale dhe Shqiperine pas tyre. Nga ana tjeter Rama ka deklaruar se Partia Socialiste duhet te vazhdoje betejen e saj per largimin e qeverise dhe per berjen e transparences ne vend. Ne takimin e zhvilluar ne Kalane e Lekuresit Rama eshte ndalur edhe te kriza politike situata ekonomike dhe niveli i larte i korrupsionit ne vend. Largimi i qeverise se sotme eshte domosdoshmeri jetike per sot dhe natyrisht edhe per neser - u shpreh kreu i PS-se. Ai ka folur dhe per nisjen e protestave te opozites duke dale keshtu edhe nje here ne nje qendrim te ndryshem nga kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci i cili ka pohuar se ceshtjen e kutive ta zgjidhe Venecia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›