E Diel, 1 Nëntor 2026

Investime ne Farke qeveria ne dispozicion edhe 350 milione leke

Kryeministri Sali Berisha ka peruruar mbremjen e se shtunes perfundimin e rruges Mjull Bathore - Rruga e Elbasanit ne komunen e Farkes. Rruga e re me rrjet teresor te kanalizimeve me trotuare ndricim linje telefonike dhe peme dekorative eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 105 milione leke. Ne fjalen pershendetese Kryeministri Berisha u ndal jo vetem ne investimet e kryera ne kete komune qe vetem ne 4 vitet fundit jane 20 here me shume se ne 8 vitet e qeverisjes socialiste por edhe ne projektet e reja per kete zone. Ne keto 3-4 vite ne kete komune jane ndertuar 30 kilometra rruge dhe une ju premtoj juve zoti kryetar i komunes se si kjo rruge me trotuare dhe ndricim do ti bejme rruget ne cdo skaj te kesaj komune te mrekullueshme. Ne fshatrat e kesaj komune jane ndertuar rreth 12 ujesjelles e kanalizime 3 qendra shendetesore dhe 2 shkolla te reja. 350 milione leke te tjera jane ne investim e siper. Shume shpejt ne komune fillon ndertimi i nje prej magjistraleve kryesore te vendit autostrada Tirane - Elbasan e cila do ta shnderroje Elbasanin ne nje qytet te ngjitur me Tiranen. Ne kete zone qeveria do te nise gjate ketyre muajve ndertimin e unazes se Tiranes. Farka do te jete pjesa me moderne e metropolit shqiptar - renditi kreu i qeverise investimet ne kete zone. Nje vend te vecante ne fjalen e tij Kryeministri i kushtoi zhvillimit te projektit kombetar te ullirit duke njoftuar gjithashtu se qeveria do te inicioje se shpejti projektin me te ri ate te mbjelljes se drureve frutore. Eumlshte e domosdoshme qe perbri cdo ndertimi te gjendet ulliri druri i perjetesise shpreses dhe paqes. Qeveria ime eshte e vendosur te subvencionoje cdo rrenje te mbjelle ne vend si dhe te subvencionoje cdo sherbim ndaj ullirit ekzistues. Por krahas ketij projekti te madh kombetar kete muaj nis me te njejten fuqi mbeshtetese nje projekt i dyte i madh i cili do te shtrihet ne mbare vendin projekti i lajthise geshtenjes sheges bajames dhe arres. Jane mbi 100 mije hektare toke te pashfrytezuara qe do te shfrytezohen ne kete projekt te mrekullueshem i cili ne disa nga kulturat shtrihet teresisht jashte zonave te ullirit - tha Berisha i cili ftoi fermeret e Farkes te investojne ne mbjelljen e ketyre drureve frutore.

Investimet ne Farke

30 kilometra rruge 12 ujesjelles 2 shkolla te reja 3 qendra shendetesore 350 milione leke ne proces investimi Nis se shpejti ndertimi i autostrades Tirane - Elbasan dhe unaza e Tiranes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›