Ne ndertojme rruge Rama 100 milione euro per nje kontrate

Me gersheret e ligjit do te presim veshet e lepurit
Kryeministri Sali Berisha akuzon kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama se po largon investitoret e huaj. Ne deklaraten e bere gjate perurimeve ne komunen e Farkes kreu i qeverise theksoi se abuzimet e medha me lejet e ndertimit dhe gjobat ndaj investitoreve po pengojne zhvillimin e kryeqytetit. Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e gjobave 100 milione eurosh per vetem nje kontrate - tha ai. Kryeministri garantoi se ligji do te veproje me force ndaj te gjithe abuzuesve nderkohe qe qeveria do te vazhdoje investimet ne ujesjelles kanalizime rruge te reja e ne shume vepra te tjera publike. Ai ka shtuar me tej se opozita me verberi politike po mohon cdo veper publike dhe cdo arritje qe eshte bere gjate ketyre viteve.
Berisha per abuzimet e Rames
Kreu i qeverise ka akuzuar nga Farka kryebashkiakun Rama per abuzimet me lejet e ndertimit. Sipas tij ne komunen e Farkes ne perputhje me planin e zhvillimit te zones po ndodhin investime te medha nga investitore amerikane austriake italiane e shqiptare por ne kryeqytet askush prej tyre nuk mund te investoje per shkak te gjobave te kryebashkiakut. Asnjeri prej ketyre investitoreve nuk investon dot qofte edhe nje qindarke ne Tirane dhe jo sepse keta investitore nuk do te donin qe pervec Farkes te investonin dhe ndertonin bukur lagjet dhe qendren e Tiranes por sepse Tirana perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e lepurit apo krizen e gjobave 100 milione euroshe per vetem nje kontrate. Krize e cila po e katandis kryeqytetin e shqiptareve ne nje qytet te betonizuar ne menyren me te pameshire - tha Kryeministri. Sipas tij cdo shqiptar mund te shtroje pyetjen se si ka mundesi qe investitore nga e gjithe bota investojne sot ne te kater anet e vendit nga Saranda ne Kukes nga Korca ne Durres dhe asnje prej tyre nuk hyn dot ne Tirane nuk nderton dot qofte edhe nje pallat te vetem nuk nderton dot qofte edhe nje shkolle te vetme madje edhe spitalet i kane jashte Tiranes. Kjo sepse investitoret e huaj nuk mund te pranojne faturat e lepurit. Kjo eshte arsyeja e vetme se nuk mund te pranojne te paguajne 20-perqindeshin nuk mund te pranojne qe te deformojne dhe shkaterrojne kryeqytetin e shqiptareve vetem e vetem qe te shumefishohen gjobat qe ata duhet tu paguajne drejtuesve te Bashkise se Tiranes - deklaroi Berisha. Kreu i qeverise ka vleresuar me tej zhvillimin e vendit tone ne vitet e fundit. Duke permendur vleresimet e raporteve nderkombetare ai pohoi se sot rreshtohet i 57-i nder vendet e ketij planeti ku mund te jetohet me mire. Ky vend po del me shpejtesi nga varferia. Ekonomia e ketij vendi e cila 18 vite me pare ishte ekonomia me e rrenuar e kontinentit dhe nder me te rrenuarat e planetit vitin e kaluar ishte ekonomia me rritjen me te madhe ne Evrope ndersa kete vit eshte nje ekonomi me rritje akoma me te madhe. Kete vit ekonomia shqiptare ka rritjen ndofta me te larte ne bote te eksporteve - tha Berisha duke shtuar se nje zhvillim te madh ka edhe turizmi. Ai theksoi rritjen e pagave dhe pensioneve ndersa shtoi se Shqiperia mbylli ne muajin gusht rritjen me te madhe te te ardhurave ne Evrope. Perkunder ketyre arritjeve merite e mundit dhe djerses se qytetareve shqiptare dhe reformave te ndershme e te drejta te kesaj qeverie qendron nje platforme mohimi mashtrimi dhe trillimi - tha Kryeministri. Ai shtoi se prapa cdo mashtrimi qendron nje leje ndertimi apo nje 35-katesh i lepurit te bashkise se prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se mbi te keqen e qytetareve mund te ndertojne pushtetin e tyre se prapa nihilizmit qendron doktrina e eterve te tyre e cila u mohoi shqiptareve lirite te drejtat besimin tek Zoti pronen dhe cdo gje. Le tu themi ketyre shokeve Vazhdoni te nderuar shoke se me gersheret e ligjit do presim veshet e lepurit se ne do te ndertojme rruge te reja ujesjelles kanalizime do u hapim dyert investimeve te reja te medha per te ndertuar fshatra te bukura si ky ketu per te ndertuar fabrika hidrocentrale termocentrale per te krijuar jo dhjetera por qindra vende pune per te ecur te sigurt drejt integrimit evropian - perfundoi fjalen e tij Kryeministri Berisha.
Vizat Kryeministri Kete vjeshte simboli i dinjitetit te shqiptareve
Kjo vjeshte eshte vjeshta e dinjitetit te shqiptareve. Keshtu pohoi nga Farka kreu i qeverise Sali Berisha. Kjo vjeshte mbi te gjitha eshte vjeshta e lirive dhe dinjitetit tuaj. Kete vjeshte shqiptaret qytetare te vendit qe 18 vite me pare u derdhen ne eksode biblike te papara qe nga shekujt me te hershem gjer me sot do te levizin te lire ne mbare Evropen. Kete vjeshte ata do te levizin ne Evrope pa viza si qytetare te saj do te vizitojne qytetet dhe vendet e kontinentit qe i perkasin do te takojne femijet miqte te dashurit e tyre ne mbare Evropen kudo qe ndodhen. Kjo eshte vjeshta e historise e lirise se levizjes se qytetareve te Farkes dhe te mbare Shqiperise - tha Berisha.