E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, mbërrijnë në Lampeduza 280 refugjatë

Një tjetër anije me 280 emigrantë në bord, ka mbërritur ditën e sotme në Lampeduza të Italisë. Mes refugjatëve, 20 prej tyre janë gra dhe fëmijë.
 

Shumica e refugjatëve vinin nga Libia. Nje det i qetë aktualisht i ka favorizuar njerëzit e dëshpëruar të kalojnë detin, të cilët shpesh përpiqen ta bëjnë këtë me barka të papërshtatshme.
 

Emigrantët janë parë nga një anije e karabinierëve italianë dhe mësohet se janë transferuar në ambientet e një qendre, ku qëndrojnë ndërkohë edhe 1.180 persona të tjerë.
 

Në periudhën kohore mes 13 dhe 14 gushtit kanë mbërritur në Lampeduza rreth 2 mijë emigrantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›