Rama, aksion për të bllokuar shpërndarjen e kartave të identitetit

Kasandra e opozitës nuk po ndalet në mallkimet e veta të përditshme kundër procesit zgjedhor, pasi kjo politikë është e vetmja që i krijon atij mundësinë të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë refuzon të paraqitet pranë gjendjes civile, ndërkohë që s’pranon të nxisë mbështetësit e vet që të kryejnë këtë detyrim ligjor.
Opozita ka kërkuar dje përshpejtimin e procesit të pajisjes së shqiptarëve me kartat e reja të identitetit duke bërë disa propozime te reja që në fakt rrezikojnë që të çojnë në një kolaps financiar krejt procesin. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi dje nga qeveria që të miratojë një ligj ku mundësohet pagimi me fondin e buxhetit të shtetit, personave që nuk kanë pasaportë, dhe në mungesë të mundësisë financiare nuk mund të aplikojnë për kartë. Përkundër ndjekjes së shembullit të ambasadorit të prezencës së OSBE-së në Shqipërisë Robert Bosch pak ditë më parë që apeloi ndaj qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë sa më parë për marrjen e këtij dokumenti identifikimi, kreu i selisë artikuloi një kërkesë që sipas një llogarie të thjeshtë ka një kosto prej mbi 65 milionë eurosh ose 80 milionë dollarësh, nëse llogaritet këtu vetëm kategoria e atyre që nuk janë të pajisur me pasaporta dhe që u etiketuan apriori nga kryesocialisti të gjithë si shtresa në nevojë. Kryesocialisti refuzoi që të japë një përgjigje të prerë se çfarë do të bëjë PS nëse situata nuk ndryshon. Kasandra e opozitës nuk po ndalet në mallkimet e veta të përditshme kundër procesit zgjedhor, pasi kjo politikë është e vetmja që i krijon atij mundësinë të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë refuzon të paraqitet pranë gjendjes civile, ndërkohë që s’pranon të nxisë mbështetësit e vet që të kryejnë këtë detyrim ligjor. Tjetër fyelli i bie Ilir Meta/Nga ana e tij, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODIHR-it në lidhje me debatin mbi pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit. Ndryshe nga Rama, Meta, ka këmbëngulur në mundësinë e subvencionimit të pasaportave elektronike, për shtetasit në nevojë, që jetojnë në kushtet e varfërisë. Kreu i LSI-së tha se e kishte kërkuar edhe ODIHR-it, që përveç raportit, të propozojë dhe zgjidhje konkrete, përderisa OSBE ka dhënë garancitë dhe në atë Kod.
...