E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita do te nise te premten protestat masive duke filluar nga Elbasani



Mungesa e nje pergjigjeje nga ana e maxhorances qeverisese per oferten e PS-se per ti dhene fund krizes politike ne vend ka nxitur fillimin e protestave nga ana e koalicionit Opozita e bashkuar. Protestat masive qe do te shtrihen ne te gjitha qytetet e vendit do te nisin diten e premte me date 26 nentor duke filluar me protesten e pare qe do te zhvillohet ne qytetin e Elbasanit. Zhvillimi i protestave shihet nga koalicioni Opozita e bashkuar si e vetmja menyre per te rrezuar nga pushteti qeverine Berisha. Ne emer te koalicionit opozitar kryetari i Partise per Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela tha se e vetmja rruge per te nxjerre vendin nga kriza e gjithanshme eshte organizimi i protestave popullore. Ai i beri thirrje popullit qe te ngrihet per ti dhene fund kesaj qeverie sipas tij tiranike.
Thirrja
Nga Elbasani do te nise beteja per demokracine dhe voten e lire. I bej thirrje popullit opozitar qe ne keto momente te gjithe bashke te shpetojme nga gjendja tiranike ne Shqiperi dhe te rikthejme demokracine dhe voten e lire me cdo cmim - eshte shprehur dje gjate nje deklarate per mediat kryetari i PLD-se Spartak Ngjela. Sipas Ngjeles protestat do te kene si qellim hetimin e zgjedhjeve sipas kerkesave te Partise Socialiste pasi kryeministri nuk ktheu pergjigje rreth ofertes me re te opozites. Protestat jane e vetmja rruge per daljen e vendit nga kriza pasi vendi eshte kapur ne krize te gjithanshme - theksoi Ngjela. Duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit 2009 Ngjela perseriti se me heshtjen e Berishes ndaj ofertes se Partise Socialiste deshmohet qarte se krimi elektoral ndodhet ne kutite e mbyllura. Sipas perfaqesuesit te Opozites se Bashkuar protestat do te behen edhe me masive ne rast se nuk merret asnje pergjigje per kerkesat e se majtes.
Eshte paraqitur nje kerkese per kompromis me formulen qe ka pranuar dhe ka kerkuar kryeministri aktual. Ai hesht sepse ne kuti jane provat e manipulimit te zgjedhjeve - tha Ngjela. Avokati theksoi se ne pritje te pergjigjes se kryeministrit Berisha per oferten per zgjidhjen e krizes politike protestat do te jene masive dhe me nje kerkese te qarte per rrezimin e qeverise pasi ishte pikerisht ajo qe vodhi zgjedhjet e 28 qershorit vjedhje te cilat i mban te mbyllura ne kuti ndersa edhe pse opozita ofron zgjidhje te krizes eshte prape kryeministri Berisha ai qe hesht. Opozita e Bashkuar do te nise protestat ne mbare vendin dhe qyteti i pare qe do ti hape ato eshte Elbasani ne daten 26 nentor.
I gjithe ky aksion politik vjen per shkak se kryeministri Berisha nuk ka kthyer pergjigje ne lidhje me oferten e re te PS-se per te hetuar zgjedhjet.
Socialistet propozuan pak kohe me pare qe te ngrihet menjehere komisioni hetimor parlamentar i cili te hetoje vetem kutite e materialeve zgjedhore pikerisht ashtu sikurse parashikohet edhe ne Rezoluten e Parlamentit Europian per Shqiperine. PS-ja deklaroi se heq dore nga kerkesa per rinumerimin e fleteve te votimit. Madje kjo oferte e PS-se gjeti mbeshtetjen edhe te komisionerit europian per Zgjerimin Shtefan Fyle edhe te europarlamentareve te majte.

Balla Meta nuk ka deklaruar as vilen ne gjirin e Lalzit as shtepine ne Bllok

Sekretari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Taulant Balla ndersa beri publike deklaraten e pasurise se zevendeskryeministrit Ilir Meta e akuzoi ate per fshehje te pasurise. Balla tha se Meta nuk ka deklaruar as vilen qe ka ne gjirin e Lalzit as shtepine ne zonen e Bllokut ne Tirane. Prej disa ditesh i kerkojme Ilir Metes se si ka mundesi qe nje politikan qe ka punuar vetem si deputet minister e ca kohe si kryeminister dhe qe ska pasur kurre nje biznes te deklaruar apo ndonje pune tjeter te mirepaguar te kete ne pronesi nje vile superluksoze ne gjirin e Lalzit dhe nje apartament luksoz prej disa qindra metrash katrore ne zonen e Bllokut Por Ilir Meta ne vend qe te jape pergjigje mbi kete ceshtje e cila eshte denoncuar nga vete koleget e tij refuzon te jape shpjegime per kete veper penale te fshehjes se pasurise. Ky eshte deklarimi i pasurise se Ilir Metes ku nuk rezulton i deklaruar as apartamenti ne zemer te Bllokut dhe as vila luksoze ne gjirin e Lalzit - eshte shprehur Balla. Duke iu referuar deklarates se pasurise se Metes Balla i drejtoi atij dy pyetje. E para si ka mundesi qe nje njeri si Ilir Meta i cili ne karrieren e tij nuk eshte marre me biznes por vetem me politike te jete ne gjendje te bleje e te kete ne pronesi prona te tilla qe vleresohen ne miliona euro Sikur ky njeri te mos kete shpenzuar as edhe nje qindarke nga parate e fituara nga rroga si politikan keto para nuk do te dilnin as sa per te paguar gjysmen e apartamentit ne Bllok. Dhe e dyta si ka mundesi qe mekembesi i kryeministrit te qeverise se votave te vjedhura nuk ben as minimumin per te qene transparent por te dyja keto prona qellimisht nuk i deklaron prane ILDKP-se Nese zoti Meta nuk ka qene biznesmen a mos valle keto miliona dhe miliona eurot e tjera qe po dalin dita-dites ne drite dhe qe konfirmohen dhe nga ish-kolege te Ilir Metes jane rezultat i biznesit qe ky njeri ka bere me politiken Te dyja keto prona qofte vila ne gjirin e Lalzit qofte apartamenti luksoz ne qender te Tiranes i shtohen selise se LSI-se si prona per te cilat Ilir Meta duhet te jape llogari - eshte shprehur Balla.

Presidenti Topi vazhdon viziten e tij ne Itali

Ne diten e trete te vizites se punes ne Itali Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar qe e shoqeron u prit ne Bashkine e Firences nga kryebashkiaku Mateo Renci prefekti Paolo Padoin dhe presidenti i rajonit te Toskanes Enriko Rosi. Ne takimet e zhvilluara ne Firence presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve politike ekonomike dhe shoqerore mes dy vendeve dhe miqesine tradicionale te konsoliduar mes dy popujve tane. Kryetari i shtetit theksoi faktin se Shqiperia dhe Italia jane jo vetem dy vende fqinje por edhe partnere ne shkembimet ekonomiko-tregtare si dhe ato kulturore. Italia eshte aleatja jone strategjike dhe nje mbeshtetese e fuqishme ne rrugetimin e Shqiperise drejt integrimit e ne Bashkimin Europian - eshte shprehur Topi. Presidenti i njohu autoritetet me te larta vendore te Firences dhe rajonit te Toskanes me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi dhe reformat ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike fuqizimit te kuadrit ligjor dhe permiresimit te klimes se biznesit ne vend. Presidenti vuri ne dukje nevojen per zgjerimin dhe rritjen e investimeve te sipermarresve prestigjioze italiane ne vendin tone.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›