E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagoset me thike nje 58-vjecar

Një 58-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa ende nuk dihet autori. Sipas policisë së Fierit, ngjarja ndodhi sot në mesditë në lagjen “8 Shkurti”, ku shtetasi Lili Bushi është qëlluar me thikë.
 

Nga hetimet e para mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, dhe ky krim ka ndodhur brënda familjes. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku janë hedhur hipotezat e para se mund te ketë qënë vajza e Bushit, 13 vjece e cila e ka qëlluar të atin.
 

Mësohet se i dëmtuari është dërguar për mjekim në Spitalin e Fierit në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›