Rama apel Berishës!
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një konferencë shtypi pak minuta më parë, i ka kërkuar mazhorancën dhe veçanërisht kryeministrit Sali Berisha, që të mos votojë në seancën e sotme të Kuvendin, projektligjin për hapjen e dosjeve. Rama theksoi se mazhoranca duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve, në mënyrë që ligji të bëhet me konsensus të gjerë dhe sipas standardeve evropiane.
Kreu i selisë rozë, tha se para dy vitesh Partia Socialiste kishte dorëzuar një projektligj në Kuvend, por ai nuk u miratuar, që sipas Ramës, u kyç nga Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ligjin e ri të hartuar nga mazhoranca, kreu socialist e ka vlerësuar si një ligj që thellon më tej hendekun midis ekzekutivit dhe gjyqësorit si dhe shkel liritë dhe të drejtat kushtetuese të shtetasve.
Më tej, shefi i partisë më të madhe opozitare, e ka cilësuar si aksion komunist, vendimin e djeshëm të deputetëve të djathtë për të miratuar ligjin në fjalë.