E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, 6 te vdekur ne oret e fundit

Ngricat dhe debora shkaktojne tragjedi te renda ne rruget e Shqiperise. Gjashte persona kane humbur jeten ndersa jane shenuar mbi 30 aksidente gjate nates se mbremshme dhe mengjesit te sotem.

Kater persona humben jeten ne aksin rrugor qe lidh Fushe-Krujen me Rinasin. 

Nje veture qe ishte duke udhetuar ne drejtim te Vores, eshte perplasur me nje tabele reklamash ne ane te rruges dhe eshte shkaterruar thuajse teresisht.

Mesa duket per shkak te shpejtesise se madhe perplasja ka qene fatale dhe asnjeri prej personave qe ishin brenda nuk kane mbijetuar.

Drejtuesi i automjetit quhet Lorenc Pina, 28 vjec dhe eshte  nga qyteti i Durresit. Ekspertet e policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes thane se pasojat fatale te aksidentit ka ndikuar shpejtesia e madhe dhe lageshtia ne rruge.

Reshjet e debores qe perfshine vendin nga dita e djeshme kane shkaktuar probleme ne shume rruge te vendit dhe perplasje edhe aksidente.

Dy persona humben jeten ne rrugen Pogradec –Korce, ne dy aksidente te ndryshme. Nderkohe qe ne te gjithe vendin vetem gjate 24 oreve jane shenuar mbi 30 aksidente me shume te plagosur.

Bora shkaktoi probleme edhe me qarkullimin e automjeteve gjate nates se premte, si ne rrugen e Krrabes, qe lidh Tiranen me Elbasanin, ne Qafe-Thane dhe akse te tjera ku policia nuk lejoi qarkullimin e makinave pa zinxhire.

Autoritete policore bene apel qe ne rruget problematike nuk do te lejohet qarkullimi pa zinxhirie si dhe terheqin vemendjen e qarkullimit me shpejtesi te ulet ne rruge pasi temperaturat e uleta kane shkaktuar ngrica.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›