E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ E harroi për 8 vite, gjyshi me rul kujtohet 10 ditë para zgjedhjeve!

Kryeministri Sali Berisha, pa e hequr jelekun dhe i djersitur në të gjithë këmishën, hipi mbi një rul, duke u premtuar banorëve të Beratit dhe zonave përgjatë rrugës Lushnje- Berat se kjo rrugë do mbarojë shumë shpejt.

Ne kemi marrë vendimin përfundimtar që malet që ndajnë Tepelenën me Beratin ti hapim, do të bëjmë tunel, pasi ato nuk mund të pengojnë. Berati do të ketë komunikim nga të gjitha anët. Në radhë të parë, këtë e meritojnë qytetarët, por edhe Berati, ky qytet 2500 vjeçar që ka ardhur kaq madhështor, nuk mund të jetë kurrë xhep. Ata para nesh ruajtën kodikët, ruajtën Beratin, ne tani i japim Beratit infrastrukturën e këtij shekulli, u shpreh Kryeministri, gjatë inspektimit të segmentit Poshnje-Berat.

Por ndaj kësaj vizite të Berishës ka reaguar kandidati socialist për qarkun e Beratit, Eduard Shalsi. Ai tha se Berisha u kujtua për këtë rrugë 10 ditë përpara zgjedhjeve.

Pasi e harroi dhe injoroi për 8 vjet radhazi rrugën që ngjan si e bombarduar, Lushnje-Berat, Saliu u kujtua sot, për të inspektuar një copëz investimi qesharak në segmentin Poshnje-Berat. Gjatë gjithë qeverisjes së tij, kjo rrugë nacionale prej 40 km është lënë në gjendje të mjerueshme dhe ai papritur kujtohet 10 ditë para zgjedhjeve për një tjetër mashtrim elektoral. Saliu kujton se mund të mashtrojë dhe tallet me qytetarët sa herë që afrojnë zgjedhjet, por se kush do të tallet, Saliu përsëri me beratasit apo Beratasit me Saliun, këtë do ta mësojmë në 23 qershor! shkruan Shalsi në FB./ep

gjyshi me traktor 1

gjyshi me traktor

rruga1

rruga2

rruga3

rruga4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›