E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ben sikur fton Nanon ne 20-vjetorin e Partise Socialiste

Sot një pjesë e shtypit shqiptar u hap me titujt “Rama fton Nanon në 20-vjetorin e Partisë Socialiste”.

I kontaktuar nga “TV Klan”, Fatos Nano, ka sqaruar nëse kishte marrë ose jo ftesë nga lideri aktual i Partisë Socialiste Rama, tha se nga Rama ai priste ndjesën dhe jo ftesën.

Më pas, ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë ftese nga Rama dhe se nuk ishte hera e parë që Rama bënte të tilla lojëra politiko-mediatike.

Pak javë më parë, Rama kishte hapur fjalë se po darkonte me Nanon në një restorant në Tiranë, ndërkohë që kamerat e “TV Klan” vërtetuan se ata vërtet ishin në një restorant, po në tavolina të ndryshme dhe nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin.

Ftesa e sajuar e Ramës për Nanon vjen jo thjesht në 20 vjetorin e Partisë Socialiste, por një ditë përpara vendimit të Kolegjit, ku sipas të gjithë ekspertëve ligjorë, humbja e tij është e çimentuar.

Ndërkohë, njerëz të afërt me Ramën thanë për “TV Klan” se kjo ftesë e sajuar e Ramës, vjen nga komplekset e vjetra që ai ka me liderin historik të PS-së.

Një njeri i afërt pranë Ramës tha se të gjithë këtë, Rama e bën që Nano të mos vijë në 20-vjetorin e partisë, por nga ana tjetër e ka të vështirë të justifikohet para socialistëve që nuk e ka ftuar liderin e partisë në këtë jubilar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›