E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, biznesmeneve: Kush fiton me shume do te paguaje me shume Qami Xhani

Ne nje tryeze te zhvilluar dje me perfaqesues te biznesit te madh, Edi Rama u ka premtuar biznesmeneve se taksa progresive nuk synon te demtoje bizneset e tyre. "Nuk jemi ketu ne nje rrugetim per te vjele me shume nga ajo cka ju fitoni me shume mundim, por jemi ne nje perpjekje te perbashket, qe ju te fitoni me shume dhe qe shteti te mund te sherbeje me mire", - u shpreh dje ne takimin me biznesmenet kreu i PS. Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se programi i PS-se per taksen e sheshte nuk duhet te beje qe biznesi i madh te ndjehet i kercenuar. Sipas tij, lirimi nga taksat e punonjesve kthehet ne me shume konsum dhe per pasoje serish fitimi nuk mungon tek biznesi i madh. "Jemi te bindur se kush fiton me shume duhet te paguaje me shume. Dua t'ju siguroj dhe nje here tjeter. Ky nuk eshte kercenim, perkundrazi eshte stimulim. Duam t'ju garantoj se vlera e progresivitetit nuk eshte nje arsye per t'u ndjere te kercenuar. Eshte nje arsye per te besuar se ne kete menyre mund te sherbeheni me mire", - u shpreh dje kreu i PS-se, Edi Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se barra e takses progresive do te shkoje per biznesin ne nje mesatare prej 10 per qind. "Ne ju garantojme se taksa progresive, ne masen mesatare do ta kete ngarkesen jo 10 po 8 per qind dhe do te lehtesoje nga ngarkesa aktuale 90 per qind te njerezve te punesuar ne kete vend", - u shpreh dje kreu i PS-se. Sipas kreut te PS, nuk ka asnje prove qe te tregoje se taksa e sheshte ka ndihmuar per te ndertuar nje ekonomi qe zhvillohet ne menyre te qendrueshme per te rritur investimet e huaja, per te nxitur investimet vendase. "Eshte shume e qarte qe perpara se sa taksat, per ju dhe per investitoret e huaj jane nje sere problemesh te tjera, titujt e pronesise, parashikueshmeria e sistemit fiskal qe ne keto 7 vjet ka nderruar 68 here. Ne nje vend ku ne 7 vjet nderron 68 here rregulli elementar i lojes, nuk mund te presesh investime afatgjata nga kompani serioze dhe as nga kompanite qe jane ketu prezente, qe tanime hyjne ne kompanite serioze, sepse gjenden perpara paparashikueshmerise, administrates se korruptuar dhe kualifikimit te forces se punes", - u shpreh kreu i PS-se. Ndersa e ka cilesuar vendosjen e takses progresive si nje projekt qe do te vihet ne zbatim me ardhjen e PS ne pushtet. Rama ka deklaruar se per biznesin e vogel duhen nderhyrje urgjente. "Kam pare vete me syte e mi dhjetera e dhjetera sipermarres te vegjel, te cilet jane ne kushtet e nje deshperimi te ndjeshem ne cdo fjale qe nxjerrin nga goja. Kemi arritur ne konkluzionin se tanime, me patjeter, ne urgjence duhet hequr taksa e biznesit te vogel. Ajo takse, te ciles ka kohe qe i ka ikur koha, por qe prej disa vitesh kur mbi biznesin e vogel eshte vendosur edhe tatim fitimi 10%, edhe futja ne subjektet e TVSH, eshte kthyer ne nje tatim te dyfishte", - u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›