E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi nje, kemi nje objektiv: Bashkimin ne BE Qamil Xhani

Ne 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, eshte zhvilluar ne Isniq te Kosoves ceremonia e vendosjes se shtatores se patriotit Isa Boletini. Shtatorja ne Isniq vjen si deshmi e rrugetimit qe Isa Boletini, ne udheheqje te 300 luftetareve, nisi ne 1912, per ne Vlore, per te qene pjese e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Ne ceremonine e zhvilluar dje ne Isniq ka qene i pranishem Kryeministri Sali Berisha, Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, dhe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij do te veconte rendesine qe ka kontributi i Boletinit per Pavaresine e Shqiperise, por edhe per gjithe shqiptaret. Kryeministri theksoi se kontributi dhe vepra e Boletinit pati jehone dhe ne media boterore 100 vite me pare. "Me kete akt - ne i kthejme burrit te madh te kombit, nje copez te nderit te madh qe ai la mbrapa per cdo shqiptar. Ne kohen e tij, Isa Boletini u shnderrua ne nje nga emrat me te shquar te ketij kombi. Emiri dhe lufterat e tij mbushen faqet e shtypit ne mbare boten", - u shpreh Berisha. Kryeministri u shpreh se kontributi i patrioteve 100 vite me pare shkon pertej imagjinates, kur mendon se ne cfare kushtesh ata luftuan. "Ata u mblodhen 130 vjet me pare, kur bota po vendoste copetimin perfundimtar te trojeve shqiptare, kur shqiptaret, kombin ndoshta me te vjeter te Europes, kombin me te madh te Ballkanit, territorin me te gjere te gadishullit vendosen ta copetojne e ta bejne te paqene. Ishte Prizreni, ishte Kosova, magneti i atdhetarise qe mblodhi shqiptaret nga te gjitha trojet, ne frymezim, ne vendosmeri e ne guxim per bashkim kombetar", - u shpreh Kryeministri Berisha. Duke folur per kontributin e patrioteve shqiptare, Berisha ka theksuar se ata dhane jeten duke u lene nje ideal brezave pasardhes, qe te bashkohen ne BE. "Ata rane dhe na lane neve, endrren, na lane projektin e zemres dhe shpirtit te tyre. Ndaj, edhe ne duhet te bejme gjithcka nen moton: Te bashkohemi me njeri-tjetrin, te bashkohemi me Europen. Ne projektin tone europian, ne realizojme endrren e tyre, realizojme endrrat tone, realizojme te ardhmen e shkelqyer qe meritojme si shqiptare", - u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Pas takimit te zhvilluar ne Kuvendin Komunal te Gjakoves, Kryeministri Berisha, i shoqeruar ne kete vizite nga bashkeshortja e tij, zonja Liri Berisha, iu drejtua qendres se qytetit te Gjakoves per te marre pjese ne ceremonine e zbulimit te shtatores se heroit kombetar Ali Iber Nezaj, e cila zhvillohet ne kuadrin e kremtimeve te 100-vjetorit te Pavaresise. Duke nderuar figuren e shquar te patriotit Ali Iber Nezaj, Kryeministri e vleresoi ate "si nje nga komandantet me legjendare, te kryengjarjes kombetare, Lidhjes se Prizrenit qe se bashku me udheheqes te tjere te gjitha trojeve etnike shqiptare u mblodhen ne Prizren ne nje vendim sublim dhe bashkuan per here te pare ne historine e tij kombin shqiptar ne ideale, ne shpirt dhe ne perpjekjet per dinjitet dhe te ardhme."

Kryeministri merr titullin "Qytetar Nderi" i komunes se Decanit

Kryeministri Sali Berisha ka marre dje titullin "Qytetar Nderi" i komunes se Decanit. Ceremonia u zhvillua ne sallen e Asamblese Komunale te Decanit dhe titulli iu dorezua Kryeministrit nga kryetari i Komunes se Decanit, Rasim Selmanaj, i cili u shpreh se ky titull me shume se simbolike eshte mesazhi i perjetesise dhe respektit, i lirise dhe dinjitetit njerezor. Ne fjalen e mbajtur ne kete ceremoni, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se meriten e ketij titulli, ia dedikon ne radhe te pare te reneve te Decanit, Drenices dhe mbare Kosoves, pa sakrificen sublime te te cileve, nuk do te ishte e mundur qe shqiptaret ne te dy vendet te takoheshin lirisht mes tyre. "Nuk ka dhe nuk mund te kete force me te madhe, nuk ka burim force me te madh se ideja e bashkimit kombetar, bashkimit te fuqive, energjive te ketij kombi per te ardhmen e vet europiane", - u shpreh Kryeministri Berisha. Ai thekson se nen kete moto te gjithe shqiptaret do te punojne qe te "ndertojme ate te ardhme te ndritur, per te cilen flijuan jeten, heronjte e Decanit, heronjte e Kosoves, heronjte e kombit shqiptar ne mbare trevat shqiptare". Titulli iu dha Kryeministrit Sali Berisha per kontributin ne njohjen e Pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›