Rama bojkotohet nga gazetaret tre here u shty orari
Shtyrja tre here e konferences per mediat nga ana e kryetarit socialist Edi Rama ka marre diten e djeshme dhe reagimin e gazetareve qe mbulojne partine me te madhe opozitare dhe opoziten ne teresi. Tejet te lodhur nga seanca e sterzgjatur parlamentare e dy diteve me pare per miratimin e buxhetit te shtetit per vitin 2011 duket se shtyrjen tre here te orarit te konference se shtypi nga ana e Rames nuk eshte kaperdire. Per kete fakt ata kane vendosur ta denojne kreun socialist duke mos bere asnje pyetje ne kete konference shtypi ne shenje revolte ndaj neglizhences qe u perkthye ne mbi nje ore pritjeje para selise se PS. Keshtu konferenca e shtypit me Ramen ishte planifikuar te zhvillohej ne oren 12.30 dites se djeshme por me nje urdher te dyte kaloi aktiviteti ne oren 13.00 dhe me tej me nje urdher te trete u fiksua perfundimisht ne oren 13.30. Por gazetaret e kane shprehur revolten e tyre duke mos bere asnje pyetje ne drejtim te kreut socialist me perjashtim te gazetares se nje Televizioni. Aq e dukshme ka qene ndjenja e kundershtimit dhe bojkotit nga ana e gazetareve sa vete Rama ka mbetur i habitur teksa eshte perballur me heshtjen e gazetareve nderkohe qe eshte shprehur se as TVSH-ja nuk paska ndonje merak. Por nga ana tjeter kreu i PS nuk ka munguar te flase dhe per buxhetin e shtetit per vitin 2011 te miratuar nje dite me pare nga ana e deputeteve te mazhorances. Keshtu Rama e ka quajtur si shfaqje vulgare te mazhorances seancen maratone te Parlamentit gjate se ciles u miratua buxheti i vitit 2011. Ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret Rama tha se drafti ishte nje tallje me qytetaret. Nga ana tjeter Rama i beri njehere thirrje kryeministrit te vleresoje si duhet oferten qe ai dorezoi per transparencen e zgjedhjeve dhe te miratoje rezoluten e hartuar nga Partia Socialiste si te vetmet rruge per te nxjerre vendin nga kriza. Kreu socialist Rama e vleresoi seancen e djeshme te Kuvendit si nje shfaqje e pashembullt vulgariteti dhe theksoi se ajo ishte orkestruar nga vete kryeministri Berisha. Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te kryeministrit por edhe per kalbezimin moral te pushtetit te vjedhur qe nuk i ka mbetur vetem qe te ribeje buxhete te mbeshtetura mbi manipulime shifrash-theksoi Rama. Sipas tij ky buxhet rikonfirmoi dhe njehere se qeveria vepron me filozofi te mbrapshte ndersa Berisha mbushi me genjeshtra jo vetem Parlamentin dje pro edhe mbare opinionin shqiptar. Ky buxhet rikonfirmoi nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverisje te qeverise. Eshte tallje tu thuash shqiptareve qe do tu rriten rrogat kur ne fakt ulen tallje dhe turp tu thuash qe shqiptaret jetojne mire dhe jane vendi me ekonomi te zhvilluar ne bote u shpreh Rama lidhur me buxhetin 2011. Njeheresh kreu i opozites e ka sulmuar projektbuxhetin e 2011 si projektin e ngritur mbi vizionin e piramides ku sipas tij do te thelloje krizen do te perkeqesoje gjendjen ekonomike te shqiptareve per shkak se i sherben vetem klanit te pushtetit. Per kete shkak tha Rama eshte urgjente ndalimi i degradimit te ekonomise se vendit per te cilin ai akuzoi kreun e qeveris Sali Berisha. Me bindjen se ekonomia familjare e njerezve te zakonshem te ketij vendi do te vazhdoje te perkeqesohet se ekonomia ne teresi do te vazhdoje te mbetet peng i interesave te oborrit pushtetit eshte koha qe kerkon nje sens urgjence nga te gjithe per te shpetuar vendin nga humnera ku po e shtyn perdite Sali Berisha eshte koha per nxjerrjen e vendit nga kjo krize e gjithanshme e cila nuk mund te fshihet me me propaganden frenetike dhe te shpifur te mrekullive e te sukseseve qe ndodhkan ne vendin tone te mrekullise qe duhet te ndjekin shqiptaret sepse paskan Saliun kryeminister- tha Rama.