E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suela Mullaj Cesario Costa

Dy virtuoze ne Akademine e Arteve Sonte ne darke ne nje bashkepunim mes orkestres se RTSH-se dhe Fondacionit Italian UECO vijne Beethoven Tchaikovski dhe List

Ajo eshte nje violiniste virtuoze shqiptare qe ka interpretuar ne skenat me te medha te botes ai nje dirigjent gjithashtu i famshem ne Portugali dhe ajo nje pianiste ne hapat e saj te pare. Te tre do te jene sonte ne nje shfaqje qe eshte fryt i bashkepunimit te Orkestres se Radiotelevizionit Shqiptar me fondacionin artistik italian UECO. Suela Mullaj Cesario Costa dhe Dea Bisha kane perzgjedhur pjeses sa tradicionale aq edhe te veshtira. Jane tre emra te medhenj tri pjese qe jane interpretuar edhe me pare ne Tirane por qe sipas dirigjentit Costa ne kete mbremje vijon me nje ndjeshmeri dhe teknike krejtesisht te re dirigjuese dhe interpretuese. Behet fjale per Fantazine Hungareze per piano dhe orkester te Franz Listit per koncertin per violine dhe orkester ne D maxhor te Tchaikovskit dhe simfonine nr. 5 te Beethoven. Jane pjese te perzgjedhura me kujdes nga drejtuesit e fondacionit UECO te cilet me kete koncert mbyllin edhe stinen koncertore te bashkepunimit me orkestren e RTSH-se per kete vit. Fruti i pare i bashkepunimit ishte koncerti i pare i organizuar ne muajin tetor me pjesemarrjen e dy virtuozeve turq me pas ishte koncerti i 12 nentorit me pjesemarrjen e mjeshtrit te famshem te pianos dhe dirigjentit italian maestro Massimo Palumbo. Sipas Suela Mullajt qe eshte edhe koordinatore e Fondacionit Italian me ane te ketij bashkepunimi synohet krijimi i nje niveli te ri te interpretimit te orkestres si dhe ardhja e emrave te njohur te muzikes klasike dhe bashkekohore ne Shqiperi. Tre koncertet e deritanishme e kane treguar me se miri realizimin e nje objektivi te tille. Nder objektivat e tjere eshte edhe promovimi nxitja dhe dhenia mundesi interpretimi e talenteve vendase si ne rastin e koncertit te sotem ne te cilin do te interpretojne edhe pianistja e re shqiptare Rea Bisha aktualisht liceiste.

Per sa i perket dirigjentit portugez ai vjen per here te pare ne Shqiperi dhe eshte nje nga dirigjentet me te njohur te gjenerates se tij si dhe figure e rendesishme e artit ne Portugali. Ka kryer shume specializime dhe studime me profesore me emer dhe aktualisht eshte drejtor artistik i orkestres metropolitane ne Lisbone. Ndersa solistja Suela Mullaj qe konsiderohet si nje nga virtuozet e violines ka fituar qe e vogel konkurset nacionale te violines. Ky virtuozitet beri qe ti akordonin nje burse studimi ne konservatorin Verdi te Milanos ku eshte diplomuar shkelqyeshem. Ne moshen 15-vjecare ka interpretuar me orkestren e RAI-t. Ka interpretuar ne sallat me te famshme koncertale te botes. Ne vitin 2000 eshte nje nga themelueset e Orkestres Europiane UECO dhe drejtore artistike e Akademise UECO ku pergatiten talentet e reja. Ajo dhe dirigjenti portugez qe kane punuar per kete koncert me orkestren e RTSH kane deklaruar se kjo eshte nje orkester me elemente shume te mira artistike me kompaktesi dhe virtuozitet qe sigurisht kane nevoje per pune te vazhdueshme dhe perkrahje cilesore ne menyre qe te tregoje vlerat e saj me te mira.

Per fondacionin UECO ky sezon koncertor do te pasohet nga te tjere ne nje bashkepunim qe pritet te thellohet dhe te pasqyroje vlerat me te mira te instrumentisteve vendas dhe te huaj ne skenat shqiptare dhe nderkombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›