Manifestuesit “pushtojnë” shkollën politeknike në Athinë
Të rinjtë hodhën bomba molotov mbi forcat e policisë të grumbulluara rreth shkollës, duke shkaktuar zjarr në dy automjete dhe në koshat e mbeturinave. Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë u dërguan si përforcime rreth shkollës në lagjen "Ekzarhia".
Disa grupe të rinjsh dalin herë pas here nga ndërtesa e shkollës për të hedhur gurë dhe molotov në sheshin e gjerë përpara shkollës, ku është ndaluar qarkullimi.
Autoritetet u përpoqën të ndalonin futjen e shkaktarëve të trazirave në oborrin e universitetit në qendër të qytetit, ku ligji e kufizon ndërhyrjen e policisë me kushte mjaft rigoroze.
Shkolla politeknike ka shërbyer si bazë për shumë të rinj protestues gjatë trazirave urbane që tronditën vendin dhjetorin e kaluar, duke reaguar ndaj vdekjes së adoleshentit 15-vjeçar Aleksis Grigoropulos.
Kjo rregull, e akuzuar nga e djathta se nxit mosdënimin e protestuesve të dhunshëm dhe që e kufizon hyrjen në universitete, është miratuar pas shtypjes me gjak të një revolte më 17 nëntor të vitit 1973 të studentëve të Universitetit Politeknik kundër juntës së kolonelëve (në fuqi nga viti 1964 deri në vitin 1974).
Manifestimet në kujtim të adoleshentit janë karakterizuar që nga dita e dielë nga përleshje që kanë shkaktuar 30 të plagosur në Athinë, shumica lehtë.