E Diel, 1 Nëntor 2026

"Liria" mediat kosovare bojkotojnë partitë dhe institucionet

PRISHTINË- Në Ditën e Lirisë së Shtypit, mediat kosovare do ta bojkotojnë në tërësi punën e institucioneve, në shenjë pakënaqësie me miratimin e Kodit Penal të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Gazetarët e Kosovës ndihen të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili sipas tyre cungon lirinë e shprehjes. Gazetarët në Kosovë kanë protestuar ditë me parë kundër miratimit të neneve 37 dhe 38 në Kodin Penal nga Kuvendi, duke vlerësuar se ato rrezikojnë seriozisht punën e tyre në të ardhmen.

Shoqatat dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës kanë organizuar sot debate për lirinë e mediave në Kosovë.

Mediat kosovare:
Bojkot, sepse liria e shtypit nuk negociohet. 

Bojkot, sepse me Kodin e ri Penal, liria e shtypit fundoset. 

Bojkot, sepse Kodi i ri Penal duhet të rikthehet në Kuvend dhe nenet 37 e 38 duhet të hiqen. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›