Rama, deri në fund, kundër heqjes së vizave

Edvini po kërkon derman në Kavajë, para se të paraqitet para parlamentit në protestën më të turpshme të vitit, atë të ditës së enjte, në të njëjtën ditë, kur shqiptarët do të nisin lëvizjen e lirë në Europë. Deri në fund, ai s’heq dorë nga sabotimi i kursit të reformave, por pritet të shihet nëse ai do të shpallë ndonjë lëvizje politike, që do të synojë braktisjen e bisedimeve për marrjen e statusit të kandidatit
Sponsorizimi i qëndrimit refraktar ndaj proceseve integruese të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është kthyer në sindromën kryesore të plogështisë politike të lakuriqit socialist, Edvin Kristaq Rama dhe eunukëve të politikës nevrastenike, që i varen pas xhaketës. Nekropolitika, ziliqare dhe keqndjellëse, e ka zanafillën e vet pikërisht në atë ngrehinën ku artikulohen çdo ditë trakte dhe raporte tendencioze për të shpallur distancimin e Shqipërisë nga proceset integruese të Europës. Rezultati i të gjithë kësaj histerie është përgatitja e protestave në momentin më kulmor të shqiptarëve, në prag të ditës historike, që përkon me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, për lëvizjen pa viza në zonën e lirë “Schengen”. Kësisoj, pas një vendimi të marrë pak ditë më parë, Edvini pritet të nxjerrë në protestë ditën e enjte, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të vendimit ministrave të BE-së, për udhëtimin pa viza të shqiptarëve në mbarë hapësirën evropiane të zonës “Schengen”, deputetët e tij, me thirrje kundër qeverisë dhe kancelarive perëndimore. Mësohet se pas protestës që është paralajmëruar në Kavajë nesër, të enjten paradite forcat e thirrjeve të dhunës dhe revoltave popullore do të dislokohen para dyerve të Kuvendit të Shqipërisë. Skenari i protestës është përdorimi i disa ish-ushtarakëve, ashtu siç u përdorën drejtuesit vendorë me protesta kundër vendimeve të qeverisë, thjesht e vetëm për të mbajtur gjallë justifikimin e protestës dhe për të denoncuar sërish objektin e vërtetë të këtij qëndrimi, që në vetvete synon t’i thotë Evropës se “ne nuk duam integrimin dhe as çeljen e dritës jeshile për udhëtimin pa viza në hapësirën e gjelbër”. I gjithë ky aksion mendohet të konkretizohet vetëm një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të vizave dhe pikërisht në inaugurimin e lëvizjes së parë të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, nismëtarët e kësaj proteste do të jenë deputeti Pirro Lutaj dhe kreu i Shoqatës së Ushtarakëve, Mehdi Pogaçe, të cilët do të thurin justifikimet dhe planin e mashtrimeve ordinere për t’i bërë fresk interesit politik të Edi Ramës. Pogaçe ka qenë kurdoherë partizani i qëndrimeve kamikaze të ylberistit. Kujtojmë këtu, protestat e mëparshme të ish ushtarakëve, të cilat realisht katandiseshin në banalitete nervash, pasi ishte pikërisht kjo qeveri që iu ofroi jo vetëm rritjen e pensioneve, por edhe bonusitetet e tjera. Megjithatë, duke iu referuar sloganit “lëvizje-protestë-dështim” dhe “dështim-lëvizje-protestë”, s’mbetet gjë tjetër veçse, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama të ndeshet me një tjetër injorim të qytetarëve shqiptarë, duke e lënë atë në një protestë shkretëtirë, pasi të rinjtë dhe të rejat përfshirë edhe të moshuarit, do udhëtojnë drejt të afërmve të tyre në perëndim dhe jo të kacavirren nëpër lulishtet e protestave të zvarranikëve të Edvinit.
...