Pasaportat biometrike, shërbimi i përshpejtuar shtrihet në të gjithë vendin

Ministria e Brendshme njoftoi sot se kompania Aleat ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, deklaroi përmes një konference për shtyp, se shërbimi i kompanisë Aleat për prodhimin e përshpejtuar të pasaportës biometrike ofrohet në të gjitha qytetet qendër qarku si dhe në qytetet Lushnje, Sarandë e Kavajë. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej ditës së sotme në disa prej qyteteve kryesore ndërsa deri më 17 dhjetor do të shtrihet edhen qytetet Lezhë dhe Kukës.
Pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit, aplikimi për procesim të përshpejtuar të pasaportës biometrike mundësohet që prej datës 6 Dhjetor edhe në Korçë, 7 Dhjetor në Fier, 9 Dhjetor në Gjirokastër dhe që nga data 10 Dhjetor në Sarandë.
Ky shërbim ka filluar të ofrohet sot më 13 Dhjetor në Lushnje, më 15 Dhjetor do të fillojë të ofrohet në Kavajë dhe Peshkopi dhe më 17 Dhjetor 2010 do të fillojë të ofrohet për qytetarët në Lezhë dhe Kukës”- u shpreh Konja. Ai informoi gjithashtu se pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët pranë drejtorive të Policisë së Shtetit në këto qarqe.
Pasaportat me procesim të përshpejtuar ofrohen në këto qytete:
Tiranës
Shkodër
Vlorë
Elbasan
Durrës
Prej ditës së sotme dhe deri më 17 dhjetor, aplikimi për pasaporta të përshpjejtuara, do të ofrohet edhe në:
Korçë
Lushnje
Sarandë
Kavajë
Fier
Gjirokastër
Peshkopi
Lezhë
Kukës