E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria përmbyll me sukses procesin “screening”. Hapi i radhës, hapja e kapitullit të parë negociues

Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, njoftoi të dielën Ministria e Jashtme.

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë së legjislacionit dhe standardeve të Republikës së Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si “screening”, përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel.

Sipas autoriteve shqiptare që ndjekin këtë proces për 14 muaj janë bërë 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1.500 ekspertëve shqiptarë dhe 1.000 ekspertëve të Komisionit Evropian.

Në një vit u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e përafrimit të legjislacionit.

Sipas hartës së bisedimeve, hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore, ndërkohë mes Tiranës dhe Brukselit do të negociohet që nga tregtia, pronat, financat, ushqimi dhe siguria, transporti, te drejtat e njeriut, drejtesia etj.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›