Rama dhe Berisha, bashkë te “Friedrich” shkëmbejnë batuta
TIRANE- 20 vjetori i krijimit të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” ka mbledhur bashkë dy krerët më të lartë të partive kryesore, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-se, Edi Rama. Por ashtu siç pritej beteja e ashpër mes tyre ka vazhduar të jetë tepër e hapur, aq sa dhe shkëmbimet e batutave, mes njëri tjetrit, ishin të denja, për një aktivitet të tillë diplomatik, të organizuar nga ambasada gjermane, dhe ku ishin të ftuar dhe zyrtarë të lartë nga Berlini.
Duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Berisha në lidhje me lulëzimin e ekonomisë shqiptare Rama tha “Shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar, në rast të shkurtimi të fondeve. E thashë se kam dhe hall se mos shkon në Berlin fjala e Saliut se jemi ekonomia e dytë në botë pas Gjermanisë dhe pastaj do ishte punë dreqi”.
Dhe përgjigjja e kryeministrit, duke iu drejtuar të ftuarve në aktivitet ishte “Nuk do të shkojë sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale. Ju lexoi editorialin e radhës”.
Më pas Rama u përgjigj: "E ka si në parlament ky, flet pa radhë."
Batutat janë shoqëruar me të qeshura nga zyrtarët gjermanë, por dhe me të qeshurat e vetë kryeministrit, ndërsa tentativa e ambasadores gjermane për t'i marrë një shtrëngim duarsh dy kundërshtarëve politikë dështoi.
KU U BASHKUAN RAMA- BERISHA
E përbashkëta e fjalimeve të dy liderëve ishte falenderimi dhe mirënjohja drejtuar këtij fondacioni në kontributin real që prej 20 vitesh jep për krijimin e dialogut dhe bashkëpunimit në vend si dhe në legjislacion, edukim si dhe mbështetjen që i jep Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Kryeministri vuri në dukje se ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me Fondacionin "Friedrich Ebert" që nga krijimi i Partisë Demokratike. "Fondacioni ka bashkëpunuar në mënyrë bi-partizane me forcat kryesore politike në vend dhe ky bashkëpunim ka vijuar edhe gjatë viteve të qëndrimit tim në opozitë”, u shpreh Kryeministri.
"Ka qenë një ndihmë e vijueshme e cila, sidomos vitet e fundit, ka ardhur duke u rritur e duke ndikuar ndjeshëm në rritjen cilësore të burimeve tona njerëzore, në plazmimin e programit tonë politik e qeverisës si një alternativë europiane për Shqipërinë, në mbështetjen ndaj të rinjve të angazhuar në partinë tonë si edhe në tërësi për zgjerimin e eksperiencës dhe fuqizimin e ekspertizës sonë me eksperiencën e me ekspertizën e partisë së madhe europiane të socialdemokratëve gjermanë."- tha Rama
KU U NDANE RAMA- BERISHA
Këndvështrimet e kundërta sa i përket integrimit në BE, mes 2 liderëve që drejtojnë politikën shqiptare, prej të cilave varet dhe ky proces.
Rama tha se “Ky 20 vjetor përkon me një kohë të vështirë për Shqipërinë. Vendi ynë përballet me rrezikun e dështimit të përsëritur për aplikimin e statusin e kandidatit në BE. Dhe dita e sotme është një ditë e vecatë për të diskutuar mbi dosmodshmërinë e daljes nga rrethi vicioz, ku Shqipëria rrezikon seriozisht të futet në këtë vjeshtë me një refuzim të ri të Komisionit Europian.”
Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh optimist “ Rruga drejt integrimit nuk është e lehtë, por jemi të sigurt se do t’ia dalim mbanë për ta realizuar këtë projekt, me ndihmën e miqve tanë, që Shqipëria, me një proces plotësisht të merituar, të bashkohet me Bashkimin Evropian, ashtu siç shqiptarët mendojnë dhe parashikojnë”
RAMA: PS DHE KURSI I RI POLITIK
Kryetari i PS-se, gjithashtu, deklaroi se njohu miqtë e ardhur nga Berlini me përmbajtjen e kursit të ri politik të PS-së. "Me qëndrimin tonë pa asnjë ekuivok si alternativë e re për Shqipërinë Europiane; me nismat tona të reja parlamentare për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe ndryshimet e domosdoshme të rregullave të procedurës parlamentare, në funksion të rivendosjes së normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë edhe në dritën e Raportit të Progresit e të deklaratës kuptimplotë të baroneshës Ashton e të Komisionerit Fule; si edhe me gatishmërinë që të bëhemi pjesë e një procesi demokratik e transparent parlamentar, që t’i kthejë votimet me 3/5-tat nga arnime kodesh e ligjesh për të bërë shkeleshko detyrat e shtëpisë, në jetësim të një vizioni kombëtar e europian për shtetin shqiptar.”
Rama shtoi se kishte diskutuar “sigurisht edhe për humbjen e madhe dhe të përsëritur të shansit që Shqipëria pati në 8 maj për të zhvilluar zgjedhje të standardeve të Bashkimit Europian, prej ku, siç e tha me një alegori elegante zonja ambasadore pak kohë më parë, doli një raport ndërkombëtar vëzhgimi që ngjan me Guernikën e Pikasos - kryevepra pa ngjyra e artit botëror që ishte flamuri i revoltës së gjeniut spanjoll ndaj shkatërrimit të një pushtimi. Megjithatë, që pamja dhe përmbajtja e zgjedhjeve të ardhshme të mos ngjajë me Guernikën e zymtë po me ngjyrat e ndritshme të flamujve të Europës së Bashkuar, ne – vazhdoi Rama- jemi të angazhuar të bëjmë çdo gjë na takon për të reformuar ligjin dhe administratën zgjedhore në Shqipëri, sigurisht edhe me ndihmën e domosdoshme të miqve e të partnerëve plotësisht të ndërgjegjësuar ndërkombëtarë lidhur me cenet e rënda të proceseve elektorale në këtë vend.”
(s.g/balkanWeb)