E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçic: Gati masat që të shmangim dhunën në veri

BEOGRAD- Ministri i punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçic ka deklaruar se në takimin e mbrëmshëm të krerëve mët ë lartë të shtetit me presidentin Boris Tadic është arritur pajtueshmëria për një sërë masash që duhet të ndërmerren në veri të Kosovës.

Kjo marëveshje sipas zyrtarit serb u arrit , “për të shmangur pasojat e rënda dhe zgjidhjet e imponuara dhunshëm në Kosovë”, raporton Europa e Lirë.

Minisri ka vlerësuar se zërat se Serbia është e gatshme të bëjë cdo kompromis për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE janë të gabuara.

“Gabimisht pretendohet se Serbia është e gatshme të bëjë çmos për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE dhe se tani është momenti më i përshtatshëm për të ushtruar trysni mbi të, në mënyrë që të pranohet pavarësia e Kosovës. Një raport i këtillë karshi Serbisë është i gabueshëm dhe i padrejtë. Hapat e njëanshëm në ndërlidhje me veriun e Kosovës mund të nxisin pasoja të rënda dhe konflikt në rajon”,- theksoi Dadic.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›