Reforma Zgjedhore ODHIR Gati tju ndihmojme te perfshihen te gjithe
Ne Shqiperi kryetari i misionit te vezhguesve nderkombetar ne zgjedhjet vendore te 8 majit Jonathan Stonestreet tha sot se rekomandimet e perfshira ne raportin e tyre perfundimtar mund te perbejne nje platforme te mire per reformen zgjedhore. Ne perfundim te takimeve qe ai pati dje dhe sot ne Tirane Stoneestreet u shpreh se te gjithe jane dakort qe kjo reforme te jete sa me gjitheperfshirese e te mos kufizohet vetem me partite parlamentare.
Komuniteti nderkombetar perfshi dhe Odihr-in jane te gatshem te ndihmojne me sa eshte e mundur qe ne Shqiperi te rritet besimi i publikut te procesi zgjedhor. Per kreun e vezhguesve nderkombetar ne zgjedhjet vendre te 8 Majit Jonathan Stonestreet Odihr mund te jape ndihmesen e tij gjate procesit te reformes zgjedhore Kjo ndihme mund te kete formen e rishikimit te projektit apo amenamendeve ne kodin zgjedhor apo mund te marre formen e pjesmarrjes permes ekspertizes se tij ne tryezat e rrumbullakta apo diskutimeve te tjera mbi ligjin.
Per zotin Stonestreet i cili eviton komentet pertej vleresimeve te perfshira ne raportin perfundimtar ky raport mund te sherbeje si nje platforme per reformen shte shume e rendesishme qe perderisa te gjitha palet e kane mirepritur dhe e kane pranuar ate ky raport te sherbeje si nje platforme e perbashket jo vetem per te vleresuar zgjedhjet por edhe per ate se cfaer duhet bere tani e tutje. Te gjitha partite politike qe takuam na garantuan se jane te interesuara te nisin me procesin e reformes zgjedhore dhe ta bejne ate shpejt pa u ngutur por brenda nje kohe te mjaftueshme para zgjedhjeve te ardhshme
Sipas ekspertit te Odihr procesi i reformes duhet te jete gjitheperfshires Te gjithe bien dakort se duhet te jete nje proces gjithperfshires ku duhet te marrin pjese jo vetem partite parlamentare por edhe forcat e tjera politike apo dhe organizatat te cilat vezhguan zgjedhjet. Tani eshte kohe te ecet perpara me hapa konkrete
Te gjitha palet politike kane shprehur gatishmerine per te nisur me shpejtesi procesin e reformes. Socialistet te cilet kerkojne qe reformat e ofroje garancite maksimale per zgjedhje te ndershme emeruan te hene dy prej deputeteve te tyre qe te nisin kontaktet me perfaqesuesit e shumices per te percaktuar fillimisht shinat mbi te cilat do te eci kjo reforme perpara se te ngrihet komisioni i posacem parlamentar