Arrestohet në Pogradec për mashtrim 43-vjeçari

Arrestohet në Qafë-Thanë një shtetas çek, Karel Pazak, 43 vjeç, i kërkuar nga Interpoli me akuzën e mashtrimit me pasoja të mëdha. Arrestimi është njoftuar ditën e sotme, pasi u shpall në kërkim për disa mashtrime, ndaj personave të ndryshëm.
Ndaj tij, persona të ndryshëm dhe institucione shtetërore kanë denoncuar se i kishte mashtruar në forma të ndryshme duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash.
Ndaj tij, aktualisht vazhdon procesi hetimor për veprimet për të cilat akuzohet.