Rama dhe Berisha përplasen në sallën VIP në Rinas

Një përplasje e papritur ka ndodhur në sallën VIP të aeroportit të Rinasit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa Berisha ndodhej në aeroport për t’u nisur drejt Strasburgut.
Sipas pamjeve dhe dëshmive nga aeroporti, në momentin që Rama pritej të fliste për mediat pas kthimit nga SHBA, Berisha ka hyrë në sallën VIP.