"Rama do humbase bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e 2011"
"Kam bindjen se Edi Rama ne 20011 do ta humbase keshtjellen dhe bastionin e tij". Ky eshte parashikimi qe ben anetari socialist, Mojkom Zeqo per zgjedhjet vendore qe do te zhvillohen pas dy vitesh. Duke vijuar arrestimin e tij, Zeqo thote se do te jete e veshtire ceshtja e zgjedhjeve lokale, pasi Rama nuk ka asnje ide politike dhe serioze qe te fuqizojne kete opozite. "Ndryshimet politike qe ndodhen ne zgjedhjet politike 2009, ka ndikuar qe te rrezikohen zgjedhjet vendore seriozisht. Jam i bindur qe ne zgjedhjet vendore me zotin Edi Rama, nuk mund te fitohet", u shpreh anetari socialist. Sipas tij, humbja e Partise Socialiste, nuk mund te jete ringritje e shpejte, do te jete e veshtire. "Partia Socialiste ka krize personalitetesh. Njerezit rreth Rames nuk thone mendimin e tyre, por jane te klonuar, duke qendruar te heshtur dhe duke iu bindur urdhrave personale te tij", deklaroi diten e djeshme njeri nder ish-themeluesit e Partise Socialiste, Mojkom Zeqo.