E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Vlorës, Shaska “thyen” Tafajn, heq katër pedagogë nga puna



Tashmë mund të thuhet me plot gojën se rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska është bërë i plotfuqishëm në institucionin që drejton. Sikur të mos i mjaftonte skandali i mosregjistrimit të maturantëve fitues për shkak të mesatares, ai i është kundërvënë së fundi edhe pedagogëve të Katedrës së Matematikës. Tetë profesorë, me grada doktor shkencash, janë shkarkuar nga puna nëpërmjet një urdhri të ardhur me postë elektronike (një taktikë kjo e shumë preferuar prej tij) nga rektori i Universitetit të Vlorës, i cili ndodhet në SHBA. Një nga profesorët e shkarkuar nga puna pa asnjë motivacion, Engjëll Hasimaj, konfirmon se ju është ndërprerë rroga. Sipas Hasimaj, menjëherë pedagogët janë zëvendësuar me tetë të rinj, studentë të dalë nga auditorët ku ju kanë dhënë për vite me radhë mësim, profesorët që tashmë janë lënë jashtë dyerve të Universitetit të Vlorës. Ndërkohë dy ditë më parë, këta pedagogë kanë bërë një peticion, kundër këtij urdhri, ku i kërkojnë zgjidhje ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, peticion ky që ka mbërritur në zyrën e tij. Edhe pse ministri i Arsimit, Myqeren Tafaj ka nxjerrë një urdhër për regjistrimin e të gjithë fituesve, pavarësisht mesatares, Universiteti i Vlorës vazhdon të lerë jashtë dyerve maturantët fitues. Dje, për të tretën ditë radhazi, kreu i Arsimit ka theksuar edhe njëherë se rektorati i këtij universiteti, duhet të plotësojë këtë urdhër me çdo kusht, duke regjistruar të gjithë fituesit.

21 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›