E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja ne dite pushimi, sherr ne Keshillin Bashkiak

Vlore- Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Vlores ne nje dite qe zyrtarisht ka qene pushim eshte bere shkak per debate te ashpra mes keshilltareve te majte dhe te djathte. Opozitaret e djathte akuzuan kundershtaret e tyre se kane thirrur keshillin ne nje dite te papershtatshme, pervec shkeljeve ne thirrjet e komisioneve. Duke mos i vleresuar si urgjente pikat e mbledhjes se djeshme, ata kerkuan thirrjen e keshillit ne nje tjeter date. Kaq ka mjaftuar qe te lindin debatet e ashpra ne salle, ku kryetari i keshillit, Arben Sinani, qe eshte nje perfaqesues i LSI-se, ka mbyllur mbledhjen ne kundershtim me kerkesen e keshilltareve te majte. Situata eshte ndezur ne fund, ku te majtet akuzuan politikisht kundershtaret per kete veprim, duke kerkuar edhe mocion mosbesimi ndaj Sinanit, i cili ka lene sallen. Ne krah te te djathteve ka qene edhe PDI-ja, qe shtroi kerkesen per shtyrjen e mbledhjes per nje date tjeter. Me ane te kerkeses qe u lexua nga kryetari i keshillit, Arben Sinani, perfaqesuesit e opozites shprehnin rezervat ne lidhje me lajmerimet, apo edhe mbledhjen e komisioneve, te cilat i quajten te parregullta. I pari qe ka kundershtuar kete qendrim ishte kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika. Ai i ka quajtur "te pabaza argumentet e sjella", duke shprehur keqardhjen qe ato "beheshin prezente vetem diten e mbledhjes". Sipas tij, mbledhja kishte kapercyer afatet dhe ishte e njoftuar dhe data e miratuar. Gjika e ka cilesuar "nje qendrim te paster politik, per te krijuar pengesa per mosfunksionimin e keshillit". Te majtet kerkuan vazhdimin e mbledhjes pasi ishin 24 anetare dhe formonin kuorumin, por Sinani e ka mbyllur duke u larguar nga salla. Ky veprim ka ndezur me pas debatet e keshilltareve ne salle, te cilet jane shprehur deri ne mocion mosbesimi per kryetarin e keshillit, por pa percaktuar nje date.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›