E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Meta votojnë: Po koordinohemi në mënyrë perfekte për të mbrojtur çdo votë, dilni e votoni pa frikë

metaKreu i LSI-së, Ilir Meta, ndërsa ka hedhur votën në qendrën e tij të votimit, ka thënë se PS dhe LSI janë duke o koordinuar në mënyrë përfekte, në mënyrë që të mbrojnë votat. Meta iu referua ngjarjes së Laçit, për të cilën ai akuzoi sërish si përgjegjës Sali Berishën dhe PD-në.

Ngjarja e Laçit është përgjegjësi e banditëve dhe kriminelëve të PD-së, e cila do ta marrë përgjigjen me votë nga Qarku i Lezhës. Shqiptarët janë më të bindur se kurrë për ti thënë jo dhunës. LSI dhe opozita po koordinohen në mënyrë perfekte për të mbrojtur çdo votë. Sali Berisha nuk di të largohet me dinjitet, por ora e ndëshkimit erdhi dhe kjo do të bëhet me votë, nga Saranda në Tropojë, ka thënë Meta pas votimit.

Pak pas Ilir Metës ka votuar edhe kryesocialisti Edi Rama.

Në fjalën e tij pas votimit, Rama ka kërkuar nga zgjedhësit që të dalin dhe të votojnë, pavarësisht ngjarjeve të tilla si ajo e Laçit.

Mesazhi është i qartë për të gjithë votuesit, edhe në Laç. Duhet të shkoni të votoni, pasi nuk ka arsye për frikë dhe panik.

Është barbare që në mes të ditës një njeri të humbasë jetën, ndërkohë që policia bën sehir. Por, kjo nuk ndryshon fatin e vendit. Unë jam këtu për të bërë apel që të votojë çdo njeri dhe tu bëjë thirrje edhe miqve dhe të afërmve që të votojnë, tha Rama./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›