E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencitë perëndimore të lajmeve alarmojnë!

rilindjeDhuna shoqëron zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vritet aktivisti i opozitës, e cila është në epërsi. Më parë garda e Berishës kishte vrarë katër protestues

Reuters: Të shtëna vdekjeprurëse para një lokali të zgjedhjeve të dielën kanë hedhur hije mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Një aktivist i opozitës u vra, sipas të dhënave të policisë, kur në Laç, në veriperëndim të vendit, ndodhi në shkëmbim zjarri. Një kandidat i Partisë Demokratike në qeveri dhe një person tjetër u plagosën. Në këto zgjedhje socialistët po përpiqen ta largojnë qeverinë e Sali Berishës, i cili ka dy mandate që gjendet në pushtet. Sipas anketave opozita nën drejtimin e ish-kryetarit të Tiranës, Edi Rama, është në epërsi. (…) Ndërkombëtarët më pak i kushtojnë vëmendje rezultatit dhe më shumë rrjedhës së zgjedhjeve. Bashkimi Europian i quan votimet test për institucionet demokratike të vendit. Para katër vitesh Shqipëria ka bërë kërkesë për anëtarësim në BE, por deri më sot nuk ka marrë statusin e kandidatit.

AFP: Shqiptarët të dielën po zgjedhin një parlament nën hijen e një përleshjeje me armë afër Tiranës, e cila duket se ishte e motivuar politikisht. (…) Zgjedhjet konsiderohen si vendimtare për gjasat e vendit për të marrë statusin e kandidatit të BE-së. Afër një lokali zgjedhor u vra me plumba një aktivist i opozitës së majtë, siç u tha nga rrethi i Ramës. (…) Që nga rrëzimi i aparatit komunist në vitin 1990 ky shtet ballkanik nuk ka përjetuar asnjë palë zgjedhje pa probleme, edhe zgjedhjet e vitit 2009 përfunduan me një krizë politike. (…) Lideri i opozitës Rama ka denoncuar parregullsitë në regjistrin e votuesve dhe i ka akuzuar demokratët në qeveri se po blejnë vota.

DPA: Menjëherë pas fillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, shpërtheu dhuna e përgjakshme. Në qytetin e Laçit, 35 kilometra në veri të Tiranës, të dielën në mëngjes u vra nja aktivist opozitar. (…) Dy persona të tjerë u plagosën. (…) Në qytetin jugor të Vlorës menjëherë pas hapjes së vendvotimeve një shpërthim shkatërroi veturën e sekretarit të Partisë Socialiste. (…) Pas zgjedhjeve të fundit sistemi politik u bllokua për një vit e gjysmë për shkak të supozimeve për mashtrime në zgjedhje. Katër veta u vranë nga garda e Berishës në një demonstratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›