E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama e ka të vështirë të ndahet nga politika konfliktuale”

27-03-2013 / Gazeta 55

Reagon Bashkia e Tiranës

“Natyrisht, Bashkia e Tiranës dhe asnjë institucion tjetër, qoftë dhe Partia Socialiste nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Bashkia e Tiranës është e vendosur të forcojë zbatimin e ligjit përmes gjithë veprimtarisë së saj, çka demonstrohet më së miri nga miratimi i planit urbanistik, i cili i jep fund çdo praktike favorizimi apo arbitrariteti në dhënie apo pezullim lejesh ndërtimi”

Bashkia e Tiranës ka reaguar dje në lidhje me deklaratën e kreut të këshilltarëve socialist në Këshillin Bashkiak Aldrin Dalipi. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e bashkisë Anila Bisha akuzoi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama se nuk ndahet nga politika konfliktuale. “Ish kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama duket se e ka të pamundur të ndahet nga politika konfliktuale. Kësaj here, Rama foli me gojën e këshilltarëve të tij në Këshillin Bashkiak, për një ndërtim sipas tij pa leje”, u shpreh Bisha. Duke sqaruar akuzat e Dalipit, për pallatin e pretenduar pa leje, zëdhënësja e bashkisë së Tiranës bëri të ditur se ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut që ka rrëzuar bllokimin e ndërtimit të këtij pallati prej Edui Ramës, për vite me radhë dhe se PS-ja nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. “Për zbatimin e lejes së ndërtimit të marrë në vitin 1998, lidhur me objektin së cilit i referohen këshilltarët e majtë, objekt i cili u pezullua nga ish-kryetari i Bashkisë për vite me radhë, ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut që e cilëson të paligjshëm vendimin e z. Rama. Natyrisht, Bashkia e Tiranës dhe asnjë institucion tjetër, qoftë dhe Partia Socialiste nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Bashkia e Tiranës është e vendosur të forcojë zbatimin e ligjit përmes gjithë veprimtarisë së saj, çka demonstrohet më së miri nga miratimi i planit urbanistik, i cili i jep fund çdo praktike favorizimi apo arbitrariteti në dhënie apo pezullim lejesh ndërtimi”, përfundoi zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›